Fondacioni “Maarif” i Turqisë njofton 20 për qind ulje çmimi për shkollat në Pakistan

Fondacioni “Maarif” i Turqisë (TMV) do të bëjë 20 për qind ulje çmimi në shkollat në Pakistan, do të japë bursë për nxënësit/studentët jetimë dhe të suksesshëm, si dhe do të vazhdojë marrëdhëniet e punës me qytetarët pakistanezë.

Fondacioni “Maarif” i Turqisë njofton 20 për qind ulje çmimi për shkollat në Pakistan

Në një komunikatë me shkrim nga TMV-ja, e cila ka marrë menaxhimin e shkollave të lidhura me organizatën terroriste gyleniste (FETO) në Pakistan, u dhanë informacione për nxënësit/studentët që do të arsimohen në këto shkolla, për punonjësit, arsimtarët dhe sistemin arsimor në këtë periudhë të re nën menaxhimin e ri.

Komunikata thekson se do të bëhet 20 për qind zbritje çmimi nga shuma aktuale dhe do të jepen bursa në nivelet 20, 50, 75 dhe 100 për qind në vartësi të performancës së nxënësve/studentëve.

Pasi vë në pah se nga bursat do të përfitojnë gjithashtu nxënësit/studentët me të ardhura të ulëta, jetimët dhe ata shumë të suksesshëm, TMV-ja nënvizon se nxënësit e suksesshëm do të dërgohen në Turqi për të vazhduar arsimin e lartë, atë pasuniversitar dhe për doktoratë.

Duke nënvizuar se studentët që do të dërgohen në Turqi për të vazhduar arsimin e lartë, do të përjashtohen nga tarifat e universiteteve shtetërore turke, komunikata në fjalë njofton se TMV-ja do të angazhohet në fazën e orientimit të nxënësve në arsimin e lartë dhe në atë të monitorimit të karrierës në procesin pas diplomimit nga universiteti.

Fondacioni “Maarif” i Turqisë dha informacione edhe për personelin që do të punësohet në këto shkolla.

Sipas komunikatës, Fondacioni “Maarif” i Turqisë do të punësojë qytetarë pakistanezë, turq dhe të vendeve të treta për të rritur cilësinë e arsimit në shkolla, për më shumë integrim kulturor dhe për të plotësuar nevojat e tjera.

Ndërsa drejtorët, mësuesit dhe punonjësit e tjerë pakistanezë të këtyre shkollave, të cilët janë aktualisht në marrëdhënie pune me këto shkolla, do të qëndrojnë në detyrë.

Gjykata e Lartë e Pakistanit vendosi në fund të muajit dhjetor 2018 që të shpallë organizatën terroriste gyleniste (FETO) si një grup terrorist të ndaluar në ven dhe të gjitha shkollat e institucionet arsimore të lidhura me FETO-n t’i dorëzohen Fondacionit Maarif të Turqisë.



Lajme të ngjashme