ShBA-të kërcënojnë Ushtrinë e Lirë Siriane për pjesëmarrje në operacionet e Turqisë

Administrata amerikane, menjëherë pas deklaratës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fillimin e një operacioni ushtarak kundrejt YPG/PKK-së ka rritur punimet për të parandaluar këtë.

ShBA-të kërcënojnë Ushtrinë e Lirë Siriane për pjesëmarrje në operacionet e Turqisë

Përderisa Turqia është duke u përgatitur për një operacion ushtarak kundër elementeve të organizatës terroriste YPG/PKK në pjesën lindore të lumit Eufrat në Siri, administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kërcënoi opozitarët ushtarak dhe politik sirianë që të mos marrin pjesë në operacion.

Administrata amerikane, menjëherë pas deklaratës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fillimin e një operacioni ushtarak kundrejt YPG/PKK-së që mbanë nën pushtim një territor prej dhjetëra mijëra kilometra në lindje të Eufratit, ka rritur punimet për të parandaluar këtë.

Përveç Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, edhe zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë edhe ata ushtarak, kanë biseduar me homologët e tyre në Ankara duke dhënë mesazhe se janë "të shqetësuar", ndërkaq diplomacia dhe inteligjenca amerikane filloi të kërcënojë opozitarët sirianë.

Zyrtarët amerikanë, në mesazhet e tyre me përmbajtje kërcënuese drejtuar grupeve të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe organizimit çati të opozitës, Koalicionit Kombëtar të Forcave Revolucionare të Sirisë (SMDK), kërkuan që të mos marrin pjesë në operacionin ushtarak që do ta zhvillojë Turqia.

Në mesazh u pretendua se elementet që do të marrin pjesë në operacion në mënyrë të drejtpërdrejt do të përballen me ushtrinë amerikane.

"Pjesëmarrja e çdo lloji i Ushtrisë së Lirë Siriane ose SMDK (në operacion) do të thotë sulm kundrejt SHBA dhe Forcave të Koalicionit dhe kjo do të shkaktojë një përleshje të drejtpërdrejtë me Forcat e Koalicionit si dhe me SHBA-të. Forcat amerikane dhe SDF (YPG/PKK) janë në gjendje të ndërthurur. Për këtë arsye nuk është e mundshme që të sulmohet SDF-ja pa marrë në shënjestër Forcat e Koalicionit dhe forcat amerikane", thuhet në mesazh.

Zyrtarët amerikanë duke e çuar edhe më tej mesazhin kërcënues thanë se "Duhet të qëndroni larg derisa kacafyten elefantët".

Zona prej rreth 45 mijë kilometra katror që gjendet mes lumit Eufrat në verilindje të Sirisë dhe kufirit irakian, është nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

YPG/PKK, e cila që nga viti 2014 është përhapur në lindje të Eufratit me ndihmën e ushtarëve amerikanë, këtu posedon rreth 15 mijë terroristë të armatosur.

Zonat më të mëdha të banimit në lindje të lumit Eufrat janë, qyteza Aynul Arab i Halepit, Tel-Abyad dhe Tabka i Rakka-s, Kamishli, Amude dhe Rasulayn i Haseke, si dhe pjesët veriore të Deyr-u Zorit.

Pjesa prej 70 për qind e banorëve ku YPG/PKK ka kapluar në linjën kufitare prej 480 kilometra mes Turqisë dhe Sirisë, përbëhet nga arabët.

Organizata terroriste, e cila ka marrë nën kontroll një të tretat e tokave të Sirisë, shkaktoi një migrim të detyruar rreth 1,7 milion njerëz, në mesin e të cilëve edhe asirianë, kurdë dhe turkmenë. Kjo organizatë parandaloi ata që të kthehen në vendet e tyre edhe pas përleshjeve me DEASH-in.

YPG/PKK gjithashtu morri nën kontroll rezervuarët më të mëdha të naftës dhe gazit natyror në vend. 60 për qind e tokës bujqësore, burimet më të mëdha të ujit dhe 3 diga që plotësojnë 70 për qind të nevojës për energji elektrike të vendit janë gjithashtu nën kontrollin e organizatës terroriste.

Departamenti i amerikan i Mbrojtjes kishte njoftuar se për të siguruar kontroll të përhershëm në lindje të Eufratit do të formojë një fuqi prej 35-40 mijë personash.

Ndërsa Turqia e kundërshton këtë plan të SHBA-ve që domethënë YPG/PKK të shndërrohet në një ushtri e rregullt. (AA)



Lajme të ngjashme