Sprapset sulmi terrorist në rajonin e Mburojës së Eufratit

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK sulmoi frontin e Ushtrisë së Lirë Siriane në rajonin e operacionit Mburoja e Eufratit.

Sprapset sulmi terrorist në rajonin e Mburojës së Eufratit

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK sulmoi frontin e Ushtrisë së Lirë Siriane në rajonin e operacionit Mburoja e Eufratit.

YPG/PKK mori në objektivë me armë të rënda nënprefekturën Mare të rrethit Halep në Siri, që zë vend 19 kilometra larg kufirit të Turqisë.

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane iu kundërpërgjigjën sulmit të terroristëve, që filloi nga rajonet Harbil, Imush dhe Shejh Isa përreth Mares dhe që herë pas here goditën edhe vendbanimet civile.

Ndërkohë që përleshjet zgjatën rreth 3 orë, në radhët e Ushtrisë së Lirë Siriane nuk pati të vrarë ose të plagosur.

Nga ana tjetër, në rajonin e operacionit Mburoja e Eufratit, elementët e ushtrisë së sipërpërmendur u sulmuan për 10 minuta me armë të rënda nga forcat e regjimit të Beshar Esadit.

Në sulmin në Bab nuk pati të vrarë ose të plagosur në forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane.

 


Lajme të ngjashme