Kryeparlamentari Yildirim viziton Kirgizinë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) vazhdon kontaktet në Bishkek, kryeqytetin e Kirgizisë, ku ka shkuar në kuadër të një vizite zyrtare.

Kryeparlamentari Yildirim viziton Kirgizinë

Pas përfundimit të kontakteve në Kinë kryeparlamentari Jëlldërëm kaloi në Bishkek, ku u prit me ceremoni në aeroportin ndërkombëtar “Manas”.

Për të pritur Kryetarin e Kuvendit turk dhe delegacionin që e shoqëronte kishin dalë në aeroport zv.kryetari i Parlamentit të Kirgizisë Mirlan Bakirov, kryetari i grupit të miqësisë në Parlamentin e Kirgizisë Almazbek Batërbekov, zv.ministri i Punëve të Jashtme Nurlan Abdrahmanov si dhe Ambasadori i Turqisë në Bishkek Xhengiz Kamil Fërat (Cengiz Kamil Fırat).

Vajzat kirgize të veshura me kostume tradicionale e qerasën Zotin Jëlldërëm dhe bashkëshorten Semiha Jëlldërëm me bukë dhe kajmak.

Në kuadër të kontakteve në Bishkek, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm do të takohet me homologun e tij kirgiz Dastanbek Xhumabekov dhe Kryeministrin Muhammedkalëj Abëlgazijev.

Gjithashtu kryeparlamentari Jëlldëm në një aktivitet që do të organizohet në Ambasadën turke në Bishkek do të ketë një takim edhe me qytetarët turq dhe përfaqësuesit e turqve mesketianë.

 


Lajme të ngjashme