Iran - Të paktën 3 të vrarë nga sulmi me bombë në provincën Sistan dhe Beluçistan

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se sulmi me autobombë u ndërmor në afërsi të drejtorisë së policisë që ndodhet në rrugën “Rigi” të qytetit Çabahar.

Iran - Të paktën 3 të vrarë nga sulmi me bombë në provincën Sistan dhe Beluçistan

Në sulmin terrorist me bomba të ndërmarrë ndaj drejtorisë së policisë në qytetin Çabahar të provincës Sistan dhe Beluçistan sipas përcaktimeve të para kanë humbur jetën të paktën 3 persona dhe janë plagosur një numër i madh i të tjerëve.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se sulmi me autobombë u ndërmor në afërsi të drejtorisë së policisë që ndodhet në rrugën “Rigi” të qytetit Çabahar.

Zëvendësprefekti i Sistanit dhe Beluçistanit, Muhammed Hadi Marashi tha se “Si pasojë e sulmit të ndërmarrë sot në mëngjes ndaj drejtorisë së policisë janë plagosur një numër i madh i qytetarëve”.

Marashi shtoi se sulmi u ndërmor me një kamionçinë të ngarkuar me lëndë plasëse.

Ndërkaq televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se në sulm kanë humbur jetën të paktën 3 persona.



Lajme të ngjashme