Iran - Rritet numri i të vrarëve në sulmin me bombë në Sistan dhe Beluçistan

Në sulmin terrorist me bomba të ndërmarrë ndaj drejtorisë së policisë në qytetin Çabahar të provincës Sistan dhe Beluçistan sipas përcaktimeve të para kanë humbur jetën të paktën 4 persona dhe janë plagosur 27 të tjerë.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se sulmi me autobombë u ndërmor në afërsi të drejtorisë së policisë që ndodhet në rrugën “Rigi” të qytetit Çabahar.

Zëvendësprefekti i Sistanit dhe Beluçistanit, Rehmeld Bameri tha se sulmi vetëvrasës ka ndodhur në orën 09.55 sipas orës lokale, ndërsa vijoi duke thënë se “Terroristi, i cili deshi të hyjë me kamionçinë të ngarkuar me lëndë plasëse në drejtorinë e policisë, e hodhi vetën në erë në hyrje të godinës pasi hasi në ndërhyrje të forcave të sigurisë”.

Bameri bëri të ditur se nga sulmi mbetën të vrarë 4 persona, ndërsa janë plagosur një numër i madh i të tjerëve në mesin e të cilëve ndodhen edhe 4 policë.

Ndërkaq Drejtoria e Shëndetësisë në Çabahar në një deklaratë të bërë njofton se 27 persona të plagosur në këtë sulm u dërguan në spitale për kurim.

Sipas lajmeve që zënë vend në median iraniane, bëhet e ditur se përgjegjësinë për sulmin në fjalë e mori përsipër organizata terroriste e quajtur “Ensaru’l Furkan”.

Organizata terrorise “Ensaru’l Furkan” herë pas here organizon sulme ndaj forcave iraniane të sigurisë në provincën Sistan dhe Beluçistan.

Lajme të ngjashme