Arabia Saudite pranon se Khashogi është nxjerrë nga konsullata pasi është copëtuar

Qeveria e Arabisë Saudite pohoi se Jamal Khashoggi, pasi u vra në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, u nda në copa dhe u nxor jashtë konsullatës.

Prokurori i Përgjithshëm i Arabisë Saudite bëri deklarata në lidhje me krimin ndaj Khashoggi.  

Në lidhje me krimin në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll në 2 tetor, prokurori saudit parashtroi se shkaku i vdekjes së Khashogi ishte përleshje trupore dhe ilaç i dhënë në dozë vdekjeprurëse. Ai bëri të ditur se pas vrasjes trupi u nxor nga konsullata pasi u copëtua.

Ai tha gjithashtu se urdhri i vrasjes u dha në konsullatë dhe vazhdojnë ende punimet për të gjetur se ku është trupi i viktimës.  

Prokurori saudit bëri të ditur se gazetari u vra pasi dështoi nisma për ta dërguar atë në Arabinë Saudite dhe për 5 nga 11 të panderit e vrasjes kërkohet dënim me vdekje.

Prokurori i Arabisë Saudite pretendoi se urdhri për vrasje u dha nga personi në krye të ekipit që erdhi për të negociuar në Stamboll.

Ai tha se një nga të pandehurit prishi kamerat e konsullatës.

Nga ana tjetër, filloi hetimi ndaj Suud el- Kahtani, këshilltari i princit trashëgimtar Muhammed bin Selman, për të cilin është ndaluar edhe dalja jashtë shtetit.  

Lajme të ngjashme