Franca pretendon se janë keqkuptuar deklaratat e ministrit të Jashtëm Le Drian për Turqinë

Ministria e Jashtme e Francës, pretendon se janë keqkuptuar deklaratat që ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, bëri dje në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe për Turqinë.

Sipas lajmit të gazetës franceze “Le Monde”, pretendohet se Le Drian në të vërtetë ka dashur të shprehë se nuk posedon informacione që të vërtetojnë plotësisht të vërtetën në ngjarjen për vrasjen e Khashoggit dhe se e vërteta në lidhje me vrasjen nuk është e kufizuar me regjistrimet e zërit që Turqia posedon.

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun kishte bërë një deklaratë me shkrim për Agjencinë Franceze të Lajmeve, AFP në lidhje me deklaratën e ministrit Le Drian të bëra për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Altun ka thënë se deklaratat e ministrit Le Drian në lidhje me hapat që hodhi Turqia në rastin Khashoggi nuk e pasqyrojnë të vërtetën, ndërsa akuzat e ministrit të Punëve të Jashtme të Francës ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan “se po bën lojëra politike” i ka cilësuar si të papranueshme.

Jamal Khashoggi është mbytur më 2 tetor me të hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai kishte shkuar për procedurat e nevojshme për martesë.

Lajme të ngjashme