Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ndërpret vizitën në Francë dhe kthehet në vend

Kryeministri Netanyahu do të shkurtojë vizitën e tij në Paris për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ndërpret vizitën në Francë dhe kthehet në vend

Bëhet e ditur se Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu vendosi të ndërpret vizitën e tij në Francë dhe të kthehet në vend.

Zyra për informim e Kryeministrisë së Izraelit njoftoi se Kryeministri Benjamin Netanyahu i ndodhur në Paris të Francës për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore dhe të kthehet në vend.

Në komunikatën e lëshuar nga Kryeministria e Izraelit thuhet se “Kryeministri Netanyahu do të shkurtojë vizitën e tij në Paris për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Rripin e Gazës dhe sonte do të kthehet në vend”.

Ndërkaq Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte deklaruar se sot të pret në takim Kryeministrin Netanyahu në Pallatin Elysee.

Në sulmet e ushtrisë izraelite të ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që mbahet nën rrethim kanë rënë dëshmorë 7 palestinezë.

 


Lajme të ngjashme