Media përcjell pretendime të njëpasnjëshme për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Edward Snowden pretendon se gazetari saudit, jamal Khashoggi ndiqej me një software prodhim izraelit.

Media përcjell pretendime të njëpasnjëshme për vrasjen e gazetarit Khashoggi
Media përcjell pretendime të njëpasnjëshme për vrasjen e gazetarit Khashoggi
Media përcjell pretendime të njëpasnjëshme për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Edward Snowden pretendon se gazetari saudit, Jamal Khashoggi ndiqej me një software prodhim izraelit.

Për të ndjekur gazetarin saudit, Jamal Khashoggi u përdor një ‘software spiunazhi’ i një kompanie izraelite.

Pretendimi u paraqit nga Edward Snowden, i cili është ish-analisti i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në SHBA (NSA), Edward Snowden.

Nga një vend i panjohur i Rusisë, Snowden mori pjesë në një video konferencë në Tel-Aviv, kryeqyteti i Izraelit.

Ai tha se sauditit përdorën programin e spiunazhit të një kompanie izraelite për të ndjekur gazetarin Khashoggi.

Snowden bëri të ditur se nga programi i vendosur në telefonin e një miku të tij të syrgjynosur në Kanada u mblodhën informacione në lidhje me Khashoggi.

Ndërsa sipas një pretendimi tjetër në lidhje me vrasjen e gazetarit Princi Muhammed bin Selman u takua një javë më parë në Riad me një grup evangjelist, që njihet për afrimitetin me udhëheqjen amerikane.

Në lajm citohet bin Selman të ketë thënë në takim se përgjegjësit e vrasjes së gazetarit do të ndëshkohen dhe kërkoi nga liderët opinionistë evangjelistë që kjo ngjarje të mos lejojnë largimin e vëmendjes së tyre nga Irani.  

Pretendohet se në këtë mënyrë Selmani “përpiqet të duket mirë përpara Amerikës”.  

Kurse Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Ndihmës dhe ish-ministri i punëve të jashtme të Anglisë, David Miliband bëri një thirrje në artikullin e tij me titull ”Trashëgimia e Jamal Khashoggi duhet të jetë paqja në Jemen”.

Miliband e cilësoi vrasjen e Jamal Khashoggi si një “krim të tmerrshëm”.

David Miliband tha se pas këtij krimi ka ardhur në rend të ditës edhe lufta civile në Jemen.

Në artikullin e ish-ministrit bëhet e ditur se Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndalin shitjen e armëve ndaj Arabisë Saudite.    

 



Lajme të ngjashme