BE: Mbështesim vazhdimin e negociatave të asocimit të Turqisë

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) Përgjegjës për Zgjerim, Johannes Hahn, në një prononcim të bërë për gazetën gjermane ‘Die Welt’, bëri të ditur se Turqia dhe Bashkimi Evropian duhet të zbulojnë ‘rrugë të reja’.

BE: Mbështesim vazhdimin e negociatave të asocimit të Turqisë

Bashkimi Evropian deklaroi se mbështet vazhdimin e negociatave për asocimin e Turqisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Margaritis Schinas, në konferencën për shtyp iu përgjigj pyetjes së korrespondentit të agjencisë turke të Lajmeve, Anadolli (AA), i cili shtroi pyetjen: “Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) Përgjegjës për Zgjerim, Johannes Hahn u shpreh se i duhet dhënë fund negociatave me Turqinë. A pasqyron kjo qëndrimin zyrtar të Komisionit të Bashkimit Evropian?”.

Schinas u përgjigj duke thënë se qëndrimi zyrtar i komisionit të Bashkimit Evropian mund të shprehet ‘vetëm dhe vetëm’ nga Kryetari i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Duke iu referuar theksimit të procesit të reformës së Turqisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë nga ana e Kryetari i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe Kryetarit të Këshillit të BE-së, Donald Tusk në Samitin BE-Turqi, që u zhvillua në 26 mars në qytetin Varna të Bullgarisë, Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Margaritis Schinas tha se kjo është e mjaftueshme për të mbajtur hapur kanalet e komunikimit dhe për të vazhduar negociatat e anëtarësimit me Turqinë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) Përgjegjës për Zgjerim, Johannes Hahn, në një prononcim të bërë për gazetën gjermane ‘Die Welt’, bëri të ditur se Turqia dhe Bashkimi Evropian duhet të zbulojnë ‘rrugë të reja’ dhe deklaroi se i duhet dhënë fund negociatave të asocimit me Turqinë.

Ai nënvizoi se anëtarësimi i Turqinë në Bashkimin Evropian nuk do të realizohet në një të “ardhme të afërt” dhe ato pengojnë krijimin e një “partneriteti realist strategjik”.



Lajme të ngjashme