Itali – Rëndohet bilanci i viktimave nga moti i keq

Të paktën 12 persona, ku një familje me nëntë anëtarë të zënë në befasi në shtëpitë e tyre nga rritja e papritur e nivelit lumit që kishte dalë nga shtrati, mbetën të vdekur gjatë mbrëmjes së të shtunës në rajonin e Palermos në Sicili...

italya'da fırtına.jpg
italya.jpg
italya firtina sel1.jpg
italya firtina sel.jpg

Të paktën 12 persona, ku një familje me nëntë anëtarë të zënë në befasi në shtëpitë e tyre nga rritja e papritur e nivelit lumit që kishte dalë nga shtrati, mbetën të vdekur gjatë mbrëmjes së të shtunës në rajonin e Palermos në Sicili.

Sipas medias italiane, bilanci u përkeqësua mëngjesin e të dielës me gjetjen e dy personave të tjerë me origjinë siciliane që jetojnë në Gjermani, një burrë dhe një grua, të bllokuar në automjetin e tyre që ishte marrë nga një përrua në rajonin e Agrixhentes, pak më në jug.

Trupat e nëntë anëtarëve të së njëjtës familjeje, mes të cilëve fëmijë të moshës 1, 3 dhe 15 vjeç, u gjetën në rajonin e Kasteldaças, një komunë bregdetare në lindje të Palermos, njoftuan zjarrfikësit.

Gjashtë viktimat e tjera janë mes moshës 32 vjeç dhe 65 vjeç.


Fjalët Kyçe: viktima , përmbytje , moti i keq , Itali

Lajme të ngjashme