Indonezi – Gjenden trupat e 104 viktimave të aksidentit ajror

Agjencia Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim e Indonezisë ka gjetur 104 trupat e viktimave pas rrëzimit të avionit të kompanisë "Lion Air", që realizonte fluturimin me numër JT-610...

Indonezi – Gjenden trupat e 104 viktimave të aksidentit ajror

Agjencia Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim e Indonezisë ka gjetur 104 trupat e viktimave pas rrëzimit të avionit të kompanisë "Lion Air", që realizonte fluturimin me numër JT-610.

Sipas Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim, 27 trupa janë gjetur po ashtu të premten në afrësi të vendit të rrëzimit të avionit dhe brigjeve të Tanjungpakis.

Avioni i "Lion Air", i cili realizonte fluturimin JT-610 në linjën ndërmjet Xhakartës dhe Pangkal-Pinangut, u rrëzua të hënën në det në afërsi të ishullit Xhava. Supozohet se në këtë aksident kanë humbur që të gjithë 188 pasagjerët në bordin e avionit. 

"Skuadrat e kërkim-shpëtimit kanë gjetur rrotat, pjesë të trupit të avionit, motorin dhe pjesë të tjera të mjetit ajror të rrëzuar", deklaroi në një konferencë për media zv/shefi i operacionit të Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim të Indonezisë, gjeneralmajori Nugroho Budi Wiryanto.

Ai shtoi se Agjencia do t'i shqyrtojë të gjitha rrethanat para se të merret vendimi rreth vazhdimit ose përfundimit të kërkimeve.

"Lion Air", një nga kompanitë më të mëdha ajrore të Indonezisë, realizon fluturime në destinacione të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. / AA


Fjalët Kyçe: Lion Air , aksident ajror , Indonezi

Lajme të ngjashme