Amerika do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Rusinë, tensioni kthehet në krizë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se vendi i tij do të tërhiqet nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Trajektore të Mesme me Rusinë.

Amerika do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Rusinë, tensioni kthehet në krizë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se vendi i tij do të tërhiqet nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Trajektore të Mesme.

Trump, pas fjalimit të fushatës zgjedhore në Nevada, në prononcimin e bërë për gazetarët, duke mbrojtur mendimin se Rusia ka shkelur marrëveshjen, u shpreh me fjalët: “Rusia e shkel marrëveshjen prej vitesh dhe nuk e di pse Barack Obama nuk e negocioi ose pse nuk u tërhoq nga marrëveshja”.

Ai tha se nuk do të lejojnë që Rusia të shkelë një marrëveshje bërthamore dhe të prodhojë armë, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i lejojnë.  

“Ne ishim pala që qëndroi në marrëveshje dhe treguam respekt për të por për fat të keq Rusia nuk e respektoi marrëveshjen, për këtë arsye do t’a anulojmë dhe do të tërhiqemi nga marrëveshja” tha Trump.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nëse Rusia dhe Kina nuk vijnë me një marrëveshje të re, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të prodhojnë armët e veta.

Marrëveshja ndërmjet Amerikës dhe Rusisë synon mbrojtjen e aleatëve në Evropë dhe Lindjen e Largët dhe u nënshkrua në vitin 1987 në Uashington.

Marrëveshja i ndalon Rusisë dhe Amerikës hedhjen, prodhimin dhe testimin e raketave të orientuara që hidhen nga toka me një trajektore prej 300-3400 milje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Rusinë se e shkel shpesh këtë marrëveshje.

 



Lajme të ngjashme