Peskov: Turqia, një nga vendet që e mbron pavarësinë e saj

Në një intervistë për televizionin rus “PERVIY” zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.

Peskov: Turqia, një nga vendet që e mbron pavarësinë e saj

Duke theksuar se Turqia është një fuqi rajonale, Peskov tha:

"Turqia është një partner i rëndësishëm për ne, sidomos në rrugën e zgjidhjes së krizës siriane. Rusia e ka provuar efektivitetin e saj edhe në formatimin e krijuar me Turqinë dhe Iranin dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë format”. 

Jo vetëm për Rusinë,- vijoi Peskov,- Turqia është një vend shumë i rëndësishëm edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

"Nën udhëheqjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) Turqia hyri në mesin e vendeve që e mbrojnë pavarësinë e tyre. Kjo është arsyeja që ShBA-ja po përpiqet vazhdimisht të krijojë kontakte me Turqinë", nënvizoi zëdhënësi i Kremlinit.

Ai (Erdoani) ka hedhur shumë hapa, në çështje të rëndësishme ndërkombëtare si politikë, tregti dhe ekonomi, që tregojnë se e mbron pavarësinë e Turqinë,- u shpreh Peskov dhe shtoi:

"Në këtë kontekst, Presidenti Erdoan dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin janë në të njëjtën linjë".



Lajme të ngjashme