A.Saudite i jep ShBA-së 100 milionë$ ndihmë për YPG/PKK

Sipas një lajmi të gazetës “New York Times” Qeveria e Arabisë Saudite ka transferuar 100 milionë dollarë në llogaritë e administratës amerikane për t’u përdorur në rajonet e pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK në Siri.

A.Saudite i jep ShBA-së 100 milionë$ ndihmë për YPG/PKK

Arabia Saudite u ka paguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) edhe 100 milionë dollarë të tjera me qëllim për t’u përdorur në zonat e pushtuara në Siri nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

Sipas një lajmit të publikuar në gazetën “New York Times”, Qeveria e Arabisë Saudite, e cila po kalon ditë të vështira për shkak të reagimeve lidhur me ngjarjen e gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, ka transferuar në llogaritë e administratës amerikane ndihmën prej 100 milionë dollarë me qëllim për t’u përdorur në rajonet siriane që mbahen të pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK. Transferimi i parave është bërë në kohën që Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kishte mbërritur në Riad.

Administrata Trump këtë ndihmë financiare e ka kërkuar prej kohësh, por ra në sy fakti që pagesa është kryer pikërisht gjatë vizitës së Pompeos në Riad për shkak të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili është zhdukur që kur ka hyrë më 2 tetor në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Gazeta “New York Times” ka përmendur edhe deklaratën e një zyrtari nga qeveria amerikane, i cili orienton politikën për Sirinë, por që ka preferuar të mbetet anonim. “Nuk është aspak rastësi”, ka thënë zyrtari amerikan.

Në lajmin e saj gazeta përcjell edhe deklaratat e përfaqësuesit special të Presidentit Trump për luftën kundër DAESH-it, Brett McGurk, i cili ka e mohuar një lidhje të tillë mes pagesës dhe vizitës së Pompeos. Ai ka mbrojtur idenë e tij se sauditët ndihmën në fjalë e kishin premtuar në muajin gusht, ndërsa pagesa ka qenë planifikuar për t’u bërë në vjeshtë.

 

Ministri i shtetit të Arabisë Saudite, Samir es-Sebhan në tetor të 2017-s bashkë me zyrtarët amerikanë kishte vizituar rajonin Ajn Isa dhe disa fshatra të Rakka në Siri, që mbahen të pushtuara nga YPG/PKK.

Pas kësaj vizite Riadi zyrtar i kishte premtuar Amerikës një ndihmë me vlerë 100 milionë dollarë për rindërtimin e Rakka, e cila ishte shkatërruar pothuajse e gjitha nga sulmet e ShBA-ve dhe YPG/PKK-së gjatë operacioneve të kryera kundër DAESH-it.



Lajme të ngjashme