Kreu i OKB-së i paraqet Këshillit të Sigurimit raportin për Qipron më 15 tetor

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do t’i prezantojë Këshillit të Sigurimit më datë 15 tetor raportin, që e dërguara speciale e përkohshme e tij për Qipron, Jane Holl Lute, ka përgatitur pas konsultimeve me palët e interesuara...

Kreu i OKB-së i paraqet Këshillit të Sigurimit raportin për Qipron më 15 tetor

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do t’i prezantojë Këshillit të Sigurimit më datë 15 tetor raportin, që e dërguara speciale e përkohshme e tij për Qipron, Jane Holl Lute, ka përgatitur pas konsultimeve me palët e interesuara.

Stephane Dujarric, zëdhënës i kreut të OKB-së, deklaroi gjatë një prononcimi në lidhje me këtë raport se përfaqësuesja Lute është konsultuar me të gjitha palët e interesuar për Qipron dhe ka informuar sekretarin e përgjithshëm për detajet e bisedimeve të saj.

“Guterresi do të informojë gjithashtu Këshillin e Sigurimit të OKB-së për raportin në fjalë”, shtoi zëdhënësi Dujarric.

Raporti për Qipron do t’i prezantohet Këshillit të Sigurimit më datë 15 tetor, ndërsa negociatat rreth tij do të zhvillohen më 30 tetor.

Pas publikimit të raportit, pritet që shefi i OKB-së të vendosë se cila rrugë duhet të ndiqet në lidhje me problemin qipriot.

Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Mustafa Akinci, ka theksuar se publikimi i këtij raporti në fund të muajit tetor mundëson rifillimin e bisedimeve me liderin grekoqipriot, Nicos Anastasiades, duke shprehur dëshirën që kjo të realizohet në një datë jo shumë të largët.

Kurse zëvendëskryeministri i RTQV-së, Kudret Ozersay, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, ka vënë në pah se nuk presin që sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara të porosisë “vazhdimin e negociatave ku kanë mbetur” pas 50 viteve dhe se negociatat, të cilat nuk do të sillnin suksesin, do ta përçanin më shumë Qipron.



Lajme të ngjashme