Irak - Një i vrarë dhe 4 të plagosur në një shpërthim të bombës në Kirkuk

Drejtori i policisë së Kirkukut, Ali Kemal bëri të ditur se bomba e kurthuar shpërtheu në lagjen “Rruga e Bagdadit”.

Irak - Një i vrarë dhe 4 të plagosur në një shpërthim të bombës në Kirkuk

Si pasojë e shpërthimit të bombës të vendosur në rrugë në qytetin Kirkuk të Irakut ka humbur jetën një person, ndërsa u plagosën 4 të tjerë.

Drejtori i policisë së Kirkukut, Ali Kemal bëri të ditur se bomba e kurthuar shpërtheu në lagjen “Rruga e Bagdadit”.

Ai bëri të ditur se si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë, ndërsa shtëpitë dhe vendet e punës përreth pësuan dëme të mëdha.

Duke vënë në dukje se identiteti i agresorit/ve ende nuk është zbuluar, Kemal tha se ka filluar edhe një hetim i gjerë për kapjen e aktorëve të këtij sulmi.



Lajme të ngjashme