FBI: Kërcënimi i inteligjencës kineze njëra prej kërcënimeve më serioze

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Wray mbajti një fjalim në një panel të organizuar në Komitetin e Sigurisë së Brendshme të Senatit amerikan.

FBI: Kërcënimi i inteligjencës kineze njëra prej kërcënimeve më serioze

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Wray tha se kërcënimi i inteligjencës kineze është njëra prej kërcënimeve më të gjera, më të komplikuara dhe në kohë më të gjatë nga shumë aspekte me të cilin po ballafaqohemi.

Christopher Wray së bashku me Sekretaren amerikane për Siguri të Brendshme, Kirstjen Nielsen dhe Drejtorin e Qendrës Kombëtare për Luftën Kundër Terrorizmit, Russel Traverse mbajtën nga një fjalim në një panel të organizuar në Komitetin e Sigurisë së Brendshme të Senatit me temë “Kërcënimet ndaj ShBA-së”.

Duke mbrojtur qëndrimin se ShBA-ja kërcënohet nga shtetet dhe aktorë të shumtë joshtetëror, drejtori i FBI-së, Wray tha se Kina përpiqet për të vënë në dorë sekretet shtetërore në shumë fusha si në atë të tregtisë dhe pronës intelektuale.

Wray duke aluduar në Kinën tha se “Për të arritur objektivat e tyre ata përdorin metoda jotradicionale si ndërhyrje kibernetike, investime të huaja, blerja e kompanive dhe kërcënimi i zinxhirit furnizues”.

“Aktivitetet e “agjenturës ekonomike” të Kinës ndikojnë në çdo biznes dhe sektorë të ShBA-së”, mbrojti qëndrimin Wray, ndërsa vijoi me këto fjalë: ”Kërcënimi i inteligjencës kineze është njëra prej kërcënimeve më të gjera, më të komplikuara dhe në kohë më të gjatë nga shumë aspekte me të cilin po ballafaqohemi. Ata po luftojnë luftën e sotme, ndërsa Kina luftën e nesërme”.

Wray gjithashtu shtoi se me afrimin e zgjedhjeve të ndërmjetme në ShBA FBI-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme ndaj ndërhyrjeve të mundshme nga jashtë.



Lajme të ngjashme