Trump: Bashkëpunojmë ngushtë me Turqinë për gazetarin e zhdukur

Në një reagim të ri Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump tha se ka biseduar në telefon me një drejtues të lartë të Arabisë Saudite për gazetarin e zhdukur, Jamal Khashoggi dhe e ka cilësuar situatë si shumë të keqe.

Trump: Bashkëpunojmë ngushtë me Turqinë për gazetarin e zhdukur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump tha se janë në bashkëpunim të ngushtë me Turqinë për gazetarin e zhdukur të Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi.

Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë për fatin e gazetarit Jamal Khashoggi.

 

Trump thotë se ka biseduar me një lider saudit të nivelit të lartë në lidhje me zhdukjen e gazetarit të ditores amerikane “Washington Post” dhe njëherësh shtetas i Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi, për të cilin nuk ka informacione që nga data 2 tetor, kur ai hyri brenda në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

Kjo është një situatë shumë e keqe”, është shprehur presidenti amerikan, duke nënvizuar se presin përgjigje nga autoritetet saudite.

Donald Trump tha se çështja e gazetarit Jamal Khashoggi ishte “një çështje shumë e rëndësishme” për ata.

"Të fejuarën e Jamal Khashoggi do të doja të shihja në Shtëpinë e Bardhë", tha ai.

Trump theksoi nevojën për të kryer një hetim të thellë lidhur me zhdukjen e Jamal Khashoggi, duke përmendur edhe një herë që gazetari saudit ishte parë duke hyrë në Konsullatë, por nuk është dokumentuar largimi i tij nga ndërtesa.

Duke deklaruar se ata po punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Turqinë në lidhje me zhdukjen e Jamal Khashoggi, Trump tha se do ti shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

 


Lajme të ngjashme