Erdogan priti në takim vajzat e Malcolm X

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Erdoan ka pritur në takim vajzat e Malcom X, Qubilah dhe Ilyasah.

Erdogan priti në takim vajzat e Malcolm X

I ndodhur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka pritur në takim vajzat e Malcom X, Qubilah dhe Ilyasah.

Në takim morën pjesë edhe Zonja e Parë, Emine Erdoan bashkë me vajzën Esra Erdoan dhe bashkëshortin e saj, ministrin e Thesarit dhe Financave Berat Albajrak (Albayrak).

Pas takimit Presidenti Erdoan u dhuroi motrave Qubilah dhe Ilyasah një fotografi të tij me tematikë “Bota është më e madhe se pesë”.

Malcolm Little në vitet 1940, ku kishte hyrë në burg, ishte njohur me komunitetin me emrin “populli islam” dhe kishte zgjedhur fenë myslimane, dhe emrin e kishte ndërruar në Malcolm X.

Ai u bë i njohur me aktivitetin e tij në mbrojtje të të drejtave të zezakëve dhe gjatë jetës së tij punoi për promovimin e Islamit të vërtetë në shoqërinë amerikane.

Malcolm X, i cili fitoi respektin e madh të masave të gjera në mbarë botën me luftën e tij efektive kundër racizmit në ShBA, më 21 shkurt 1965 u qëllua për vdekje nga 3 persona të armatosur ndërsa ishte duke mbajtur një fjalim në Nju-Jork.Erdogan: Do të vazhdojmë të shtojmë numrin e zonave të sigurisë në Siri | TRT  Shqip

 


Lajme të ngjashme