Zbulohet kontrata e YPG/PKK-së me kompaninë amerikane “Castle International”

Kompania në fjalë, e cila përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me justifikimin e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, ofron shërbime paramjekësore, mjekësi ushtarake dhe trajnime luftarake në Siri...

Zbulohet kontrata e YPG/PKK-së me kompaninë amerikane “Castle International”

Është zbuluar se kompania amerikane “Castle International”, e cila operon në tregun ndërkombëtar të shërbimeve ushtarake, ka lidhur kontratë me YPG-në, fraksion sirian i organizatës separatiste terroriste PKK.

Në tekstin e marrëveshjes theksohet se YPG-ja ka shprehur dëshirën për të krijuar “marrëdhënie të ngushta me ‘Castle International’ në fushën e specializimit për ndihmë mjekësore dhe logjistikë luftarake për një marrëveshje kontraktuale afatgjatë”.

Kompania në fjalë, e cila përdoret nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me justifikimin e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, ofron shërbime paramjekësore, mjekësi ushtarake dhe trajnime luftarake në Siri.

Dokumente dhe fotografi të shumta në lidhje me mbështetjen që “Castle International” ofron për YPG/PKK-në në Siri ekspozohen haptazi edhe në faqen ueb të kompanisë amerikane, edhe në llogaritë e saj në median sociale.

Në rrjetet sociale janë publikuar gjithashtu shumë fotografi të punonjësve e drejtuesve të kësaj kompanie me persona që mbajnë simbolet e organizatës terroriste.

Një prej fotografive të publikuara me sqarimin “mësimi i mëngjesit” tregon një dhomë apo klasë, ku trajnohen anëtarët e organizatës dhe armët që ata kanë lënë në tokë.

Kurse në një tjetër fotografi duken disa gra të armatosura dhe të veshura me uniforma që kanë simbole të organizatës terroriste, të cilat pozojnë së bashku me personelin e kompanisë amerikane.



Lajme të ngjashme