Mukteda Es-Sadr: Kandidati për kryeministër duhet të jetë "teknokrat" dhe i "pavarur"

Mukteda Es-Sadr, fitues i zgjedhjeve të përgjithshme të 12 majit në Irak, deklaroi se kanë arritur marrëveshje për kandidatët “teknokratë dhe të pavarur” për postin e kryeministrit, në të kundërtën ai do të kalojë në radhët e opozitës...

Mukteda Es-Sadr: Kandidati për kryeministër duhet të jetë "teknokrat" dhe i "pavarur"

Mukteda Es-Sadr, fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme në Irak të mbajtura më 12 maj, deklaroi se kanë arritur marrëveshje në lidhje me kandidatët “teknokratë dhe të pavarur” për postin e kryeministrit, në të kundërtën ai do të kalojë në radhët e opozitës.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet medias sociale, Mukteda Es-Sadr thotë: “Me krerët e Irakut dhe me një vendim të veçantë për Irakun arritëm në marrëveshje për disa kandidatë teknokrat dhe të pavarur për kryeministër. Ky kryeministër do ti zgjedh anëtarët e kabinetit qeveritar pa bërë dallime partiake dhe në përkatësi etnike dhe sektare. Kandidatët duhet të jetë të denjë për postin përkatës dhe të mos jenë të përzier në korrupsion”.

Sadr bëri të ditur se disa politikanë, të cilët refuzuan idenë e kandidatit “teknokrat” dhe të “pavarur”, kanë për qëllim ta zhytin Irakun sërish në korrupsion, ndërsa shtoi që në qoftë se ata vazhdojnë në këtë mënyrë ai si drejtim dhe ide do ta zgjedh opozitën.

Mukteda Es-Sadr dje në shtëpinë e tij në Nexhef së bashku me Hadi Al-Amiri, liderin e koalicionit Fetih ku zënë vend edhe grupet e Hashdi Shabit, kanë biseduar në lidhje me formimin e qeverisë. Burimet e afërta me Sadr bënë të ditur se të dy liderët arritën në marrëveshje për formimin e shpejtë të qeverisë.

Selia e klerikut të shquar shii, Ali Al-Sistani në Nexhejf njoftoi se nuk do të mbështeste kandidatët për kryeministër që kanë qenë në pozitë në të kaluarën. Kjo deklaratë u vlerësua si veto për Kryeministrin aktual Hajdar Al-Abadi, i cili përpiqej për një mandat të dytë të kryeministrit për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Irakut.

Ndërkaq Ibadi gjatë konferencës së djeshme për shtyp deklaroi se nuk ai nuk kishte dëshirë për të kandiduar për postin e kryeministrit për një mandat të dytë.

"Ne i respektojmë dhe i bindemi udhëzimeve të autoritetit fetar Ayatollah Ali al-Sistani. Unë nuk e kërkova dhe nuk do të kërkoj postin e kryeministrit në mandatin e dytë," tha Abadi gjatë konferencës për shtyp.

Formimi i një qeverie të re është penguar për shkak të mosmarrëveshjeve politike që nga maji, kur Iraku mbajti zgjedhje të vështira parlamentare, rezultatet e të cilave më vonë iu nënshtruan një rinumërimi.

 


Lajme të ngjashme