Krerët e Këshillave të Sigurimit të Rusisë dhe Izraelit takohen në Moskë

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolaj Patrushev, priti në Moskë kreun e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Izraelit, Meir Ben-Shabbat...

Krerët e Këshillave të Sigurimit të Rusisë dhe Izraelit takohen në Moskë

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolaj Patrushev, priti në Moskë kreun e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Izraelit, Meir Ben-Shabbat.

Në deklaratën e bërë nga Këshilli i Sigurimit të Rusisë njoftohet se palët biseduan në lidhje me situatën rreth Sirisë, vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, si dhe për samitin tresh Turqi-Rusi-Iran që u mbajt javën e kaluar në Teheran, në nivel presidencial.

“Nikolaj Patrushev dhe Meir Ben-Shabbat gjatë takimit posaçërisht tërhoqën vëmendjen në luftën kundër terrorit ndërsa shkëmbyen mendimet për ndërveprime mes Rusisë dhe Izraelit në fushën e sigurisë”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e Këshillit të Sigurimit të Rusisë.



Lajme të ngjashme