Koment – Lufta për pushtet në Irak

Vlerësimi i Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara...

Koment – Lufta për pushtet në Irak

Koment – Lufta për pushtet në Irak

*Can ACUN

Edhe pse nga zgjedhjet e mbajtura në Irak kanë kaluar 4 muaj ende nuk është formuar qeveria. Përpjekjet e subjekteve politike irakiane për të formuar koalicion dhe qeverinë po vazhdojnë ende. Lëvizja Sairun, e udhëhequr nga lideri shii, Mukteda Es-Sadr, e cila mori më së shumti vota në zgjedhje, bëri hapa të rëndësishme në drejtim të formimit të qeverisë. Koalicioni i formuar nga Lëvizja Sairun e udhëhequr nga lideri i Lëvizjes Sadr, Mukteda Es-Sadr, Lëvizja Nasr, e Kryeministrit të Irakut, Haydar Al-Ibadi, Lëvizja Hikmet e udhëhequr nga Ammar Hekim dhe Lëvizja Vataniyye e Iyad Alavit deklaruan se kanë formuar një aleancë katërshe. Këtij koalicioni iu bashkuan edhe disa parti sunite dhe Lëvizja Kurde e Gjeneratës së Re. Mirëpo Kuvendi i Irakut, i cili mbajti seancën e dytë konstituive të kabinetit të ri qeveritar, e shtyu këtë seancë për 15 shtatorë pasi që nuk u arrit në numrin e duhur të deputetëve. Ish-Kryeministri i Irakut dhe lideri i koalicionit Shteti Ligjor, Nuri Al-Maliki dhe lideri i koalicionit Fetih, Hadi Amiri gjithashtu deklaruan se kanë krijuar një koalicion. Sipas kushtetutës së Irakut, detyra e formimit të qeverisë i jepet koalicionit më të madh, ndërsa koalicioni i Mukteda Es-Sadr ka gjasa të fitojë.   

 

Sipas kushtetutës së Irakut në seancën e parë konstituive të formimit të qeverisë për kryetaparlamentar duhet të zgjidhet një përfaqësues i sunive. Emrat e kandidatëve që spikatin për emërim në postin e Kryeparlamentarit janë Prefekti i Anbarit, Muhammed Al-Halbusi, Ndihmëspresidenti, Usame En-Nuxhejfi, Muhammed Tamim, Reshid Al-Avazi, Ahmed Xhuburi dhe Talal Ez-Zubaji. Ndërkaq Partia Demokratike e Kurdistanit dhe Bashkimi Patriotik i Kurdistanit, dy partitë këto më të mëdha të kurdëve në Irak, preferuan të mbeten të pavarura dhe bojkotuan seancën konstituive duke u larguar nga Parlamenti. Procesi i formimit të qeverisë në Irak ndikohen nga shumë ekuacione të brendshme dhe të jashtme. Duket se shumë shtresa të ndryshme në Irak janë të ndara sipas pikëpamjeve politike dhe përkatësive sektare e etnike. Gjithashtu konkurrenca mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë mjaftë ndikim në politikën e brendshme të Irakut. Ish-Kryeministri, Nuri Al-Maliki i përkrahur nga Irani dhe Koalicioni Fetih, i cili përkrahet nga strukturimi iranian Hashdi Shabi, kanë një vend të rëndësishëm brenda politikës irakiane. Pasi që Hashdi Shabi është një strukturim ushtarak ai përveç forcës politike që i jep koalicionit të përkrahur nga Irani, i shton edhe një forcë ushtarake. Irani nëpërmjet një strukturimi të ngjashëm me Hizbullahun në Liban, përpiqet ta sigurojë dominimin e tij edhe në Irak.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen ta kufizojnë ndikimin e Iranit në Irak. Përfaqësuesi special i ShBA-së në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, Brett McGurk me anë të diplomacisë ecejake që po ndjek ndikon në përpjekjet për formimin e qeverisë në Irak. Pretendohet se Brett McGurk në vijën e negociatave që zhvilloi me Partinë Demokratike të Kurdistanit dhe Bashkimin Patriotik të Kurdistanit parandaloi që këto dy parti të bashkëveprojnë me koalicionin e përkrahur nga Irani. Sado që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin aleancën katërshe të formuar nga Lëvizja Sairun e udhëhequr nga Mukteda Es-Sadr, lideri i Lëvizjes Sadr, Koalicioni Nasir, të udhëhequr nga Kryeministri, Hajdar Al-Ibadi, koalicioni Fetih, të udhëhequr nga Ammar Hekim dhe koalicioni Vatanije të Ijad Alavit, dihet se këto marrëdhënie nuk janë pa probleme për shkak të deklaratave negative antiamerikane të Mukteda Es-Sadr.

 

Një faktor tjetër i rëndësishëm në përpjekjet për të formuar qeverinë në Irak është lufta e Turqisë kundër terrorit. Forcat e Armatosura të Turqisë, të cilat vazhdojnë me Operacionin e Vendosmërisë kundër strukturimit të organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut, janë duke marrë nën kontroll bazat dhe vendkalimet e PKK-së në këtë rajon. Gjithashtu në rajonin e Sinxharit janë duke u zhvilluar operacionet speciale dhe goditje në pikë kundër strukturave të PKK-së. Me anë të operacioneve të përbashkëta të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë është neutralizuar me dronë të armatosur i ashtuquajturi komandanti i PKK-së për këtë rajon. Përpjekjet për formimin e qeverisë në Irak mund të ndikojnë edhe në luftën e Turqisë kundër terrorit. Operacionet e Turqisë kundër PKK-së në veri të Irakut do të mund të zgjerohen edhe më shumë me anë të bisedimeve diplomatike që do të zhvillohen pas formimit të qeverisë në këtë vend. Parashikohet se Turqia do të bëjë presion ndaj qeverisë qendrore të Irakut për t’u vënë në veprim ndaj burimeve financiare dhe strukturimit të PKK-së në Sinxhar.

*Ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA).



Lajme të ngjashme