Guterres: Ndikimi i ShBA-së në botë ka filluar të bjerë

"Shoqëria amerikane, e cila më parë kishte një rol dominues në marrëdhëniet ndërkombëtare, sot nuk ka aq shumë interes", bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Guterres: Ndikimi i ShBA-së në botë ka filluar të bjerë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres tha se ka filluar të bie ndikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në botë.

Në një intervistë të dhënë për revistën "The Atlantic", Sekretari Guterres ka thënë se “ka filluar të bie fuqia e butë e SHBA-së në botë”.

Duke iu referuar "luftës tregtare", mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Kinës, Guterres tha se "SHBA sot është angazhuar me tregti dhe çështje të tjera të ndryshme. Shoqëria amerikane, e cila më parë kishte një rol dominues në marrëdhëniet ndërkombëtare, sot nuk ka aq shumë interes".

Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja dhe vendet e tjera duhet ti "përshtaten" situatës së re në shkallë globale.

"Bota është e ndarë në shumë pjesë. Rendi botëror, i cili pas Luftës së Ftohtë u parapri nga Amerika akoma nuk është definuar, ndërsa shumë forca tashmë janë duke lëvizur drejt rendit sipas të cilit duan të jenë efektive. SHBA dhe bota duhet të mësohen me situatën e re", tha Guterres.



Lajme të ngjashme