Gjenevë - Mori fund mbledhja konsultative për Sirinë

Mori fund edhe mbledhja konsultative, të cilën Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura zhvilloi me përfaqësuesit e Egjiptit, Francës, Gjermanisë, Jordanisë, Arabisë Saudite, Anglisë dhe të ShBA-së.

Gjenevë - Mori fund mbledhja konsultative për Sirinë

Mori fund edhe mbledhja konsultative, të cilën Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura zhvilloi me përfaqësuesit e Egjiptit, Francës, Gjermanisë, Jordanisë, Arabisë Saudite, Anglisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mbledhja e mbajtur në Zyrën e OKB-së në Gjenevë zgjati afërsisht 2 orë e 15 minuta, ndërsa Mistura dhe përfaqësuesit e vendeve përkatëse pas mbledhjes nuk bënë ndonjë deklaratë.

Mësohet se në mbledhjen me vendet e “grupit të vogël”, siç e quan Staffa de Mistura këtë grup të vendeve, u bisedua në lidhje me procesin e zgjidhjes politike, për hapat e hedhura në drejtim të formimit të Komitetit Kushtetues dhe u zhvilluan konsultimet për çështjet e përfshira në këtë fushë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë mbledhje u përfaqësuan nga Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Sirinë, James Jeffrey dhe ambasadori i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Sirinë, Joel Rayburn, ndërsa Franca u përfaqësua nga François Senemaund, i dërguari special i Presidentit, Emmanuel Macron.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Zyrës së OKB-së në Gjenevë, Alessandra Vellucci bëri të ditur se Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura më 18 shtator do të informojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së edhe për takimin me përfaqësuesit e vendeve garantuese Turqisë, Rusisë dhe Iranit të mbajtur në fillim të javës në lidhje me formimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë edhe për mbledhjen e sotme konsultative.



Lajme të ngjashme