Katari: Rruga për zgjidhen e Idlibit kalon nga bashkëpunimi me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheiku Muhamed bin Abdullrahman bin Xhasim al-Thani tha se rruga për zgjidhen e situatës në qytetin veriperëndimor të Sirisë, Idlib, kalon nga bashkëpunimi me aleatë si Turqia.

Katari: Rruga për zgjidhen e Idlibit kalon nga bashkëpunimi me Turqinë

Këto deklarata al-Thani i bëri në konferencën e përbashkët me ministren austriake të Punëve të Jashtme, Evropën dhe Integrimin, Karin Kneissl, pas takimit dypalësh të realizuar në Vjenë.

Nga ana e saj Kneissl tha se në takim kishin biseduar për marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Kurse ministri al-Thani tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në një nivel shumë të mirë. Veçanërisht folëm për bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe energjisë, shtoi ai.

Duke iu referuar zhvillimeve në Siri, al-Thani e cilësoi si shumë shqetësuese situatën në Idlib.

Dihet nga të gjithë që në Idlib, i cili është shpallur zonë çtensionimi, ndodhen disa grupe terroriste,- tërhoqi vëmendjen al-Thani, dhe e vazhdoi kështu deklaratën e tij për gazetarët: “Rruga për të neutralizuar grupet në fjalë kalon nga bashkëpunimi me aleatët rajonalë, siç është Turqia. Jeta e civilëve të atjeshëm duhet mbrojtur. Ne duam të parandalojmë një katastrofë të mundshme në Idlib”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit shprehu edhe një herë shqetësimin që ndjen për një masakër të mundshme që do të ndërmerrte edhe një herë regjimi sirian kundër popullit të tij, ndërsa shtoi se bota nuk po angazhohet mjaftueshëm për parandalimin e një situate të tillë.

 


Lajme të ngjashme