Irak – 6 të vdekur nga sulmi me bombë në një restorant

Gjashtë të vdekur dhe 42 të plagosur është bilanci i deritanishëm i sulmit me autobombë, që mori në shënjestër një restorant në provincën Selahadin të Irakut.

Irak – 6 të vdekur nga sulmi me bombë në një restorant

Sipas informacioneve të mara nga burimet e sigurisë, sulmi është kryer me autobombë në një restorant në qytezën Haxhaxh, në veri të Tikritit, që është qendra e provincës Selahadin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, Seyf al-Bedir përmes një komunikate me shkrim njoftoi se si pasojë e sulmit kanë gjetur vdekjen 6 persona dhe janë plagosur 42 të tjerë.

Në zonën që ndodhet ndërmjet provincave, Kirkuk-Selahadin-Diyala, që nga forcat e sigurisë njihet ndryshe edhe si “trekëndëshi i vdekjes”, hera herës ndodhin sulme terroriste, që marrin në shënjestër kryesisht civilët.

Në fund të 2015-s ushtria e Irakut kishte rivendosur kontrollin në të gjithë provincën Selahadin, e cila në qershor të 2014-s kishte rënë në duart e organizatës terroriste DAESH.

 


Lajme të ngjashme