BE-ja paralajmëron për katastrofën humanitare që po afron në Idlib

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, në fjalimin vjetor drejtuar Parlamentit Evropian paralajmëroi se në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, situata po shkon drejt katastrofës humanitare.

BE-ja paralajmëron për katastrofën humanitare që po afron në Idlib

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker paralajmëroi se në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, situata po shkon drejt katastrofës humanitare.

Juncker mbajti një fjalim vjetor drejtuar Parlamentit Evropian, që vazhdon punimet në Strasburg të Francës, ku foli edhe për gjendjen e tanishme dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian (BE).

Duke folur për krizën në Siri, Juncker tha: “Për ne Idlibi është burim i një shqetësimi të thellë. Nuk mund të heshtim përballë kësaj katastrofe njerëzore, e cila duket qartë se do të ndodhë brenda një kohe të shkurtër”.

“Bashkimi Evropian nuk është një ishull i mbyllur në vetvete, përkundrazi do të vazhdojë të jetë një kontinent plot paqe, që është i hapur dhe i ruan marrëdhëniet me fqinjët përreth”,- tha kreu i Komisionit Evropian.

 

“Ka ardhur koha e sovranitetit evropian. Është koha që Unioni ta marrë në duart e veta fatin e tij”,- nënvizoi Juncker.

“Paqja në Evropë është e mundur falë Bashkimit Evropian. BE-ja është garancia e paqes”,- shtoi ai.

Në lidhje me lëvizjet e ekstremit të djathtë, në rritje kohët e fundit në BE, Juncker tha: “Ti themi “Jo” nacionalizmit që mohon tjetrin, që urren të tjerët”.

Juncker i informoi eurodeputetët mbi punimet në çështjet e emigracionit dhe refugjatëve duke thënë se deri në vitin 2020 do të fillojnë nga detyra një korpus me efektiv 10.000 vetë në shërbim të rojës bregdetare dhe të kufirit.

Valën e emigracionit që vjen nga Mesdheu ne e kemi reduktuar në raportin 80%,- u shpreh Juncker dhe shtoi: “Duhen krijuar kanalet e emigracionit të rregullt. Kemi nevojë për emigrantë të kualifikuar”.

Në fjalimin e përvitshëm Juncker tha se ai është kundër kufijve brenda BE-së dhe se do ta mbrojë këtë ide të tij.

Kurse për Brexit (vendimin e Anglisë për të dalë nga Bashkimi Evropian BE), Juncker tha se pas 29 marsit Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbetet një fqinj i afërt i Unionit në fushat e ekonomisë, politikës dhe sigurisë.

Presidenti i Komisionit Evropian e cilësoi si të papranueshme që BE-ja importin e energjisë, që në vit kap vlerën e 300 miliardë eurove, ta realizojë me dollarin amerikan, duke iu referuar faktit që Unioni importon nga ShBA-ja vetëm 2% të nevojës që ka për energji.

“Euroja duhet të jetë një instrument aktiv i sovranitetit evropian. Deri në fund të vitit Komisioni (Evropian) do të publikojë iniciativat e reja që synojnë forcimin e rolit ndërkombëtar të euros”,- sqaroi Juncker.

 


Lajme të ngjashme