Vostok-2018 - Fillon stërvitja më e madhe ushtarake në historinë e Rusisë

Ushtria ruse filloi stërvitjen më të madhe ushtarake të historisë së saj, Vostok-2018.

Vostok-2018 - Fillon stërvitja më e madhe ushtarake në historinë e Rusisë

Ushtria ruse filloi stërvitjen më të madhe ushtarake të historisë së saj, Vostok-2018.

Në stërvitje marrin pjesë rreth 300 mijë ushtarë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, bëhet e ditur se Vostok-2018, që zhvillohet në territoret dhe detet në lindje të vendit dhe që do të vazhdojë deri në 17 shtator, do të drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu.

“Qëllimi themelor i stërvitjes është përcaktimi i nivelit përgatitor në planifikimin e organeve drejtuese ushtarake, sigurimi i grupimit përsëri të njësive në distancë të largët, organizimi i ndikimit ndërmjet njësive tokësore dhe detare, përgatitja e komandantëve dhe njësive dhe zhvillimi i aftësive gjatë operacioneve ushtarake” shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se stërvitja do të kryhet në dy faza. Në fazën e parë, njësitë ushtarake, për të përmbushur detyrën e përcaktuar, do të dislokohen në lindje të vendit dhe do të zgjerohet prezenca e forcave detare në ujërat në rajonet veriore dhe lindore.

Kurse në fazën e dytë komandantët do të punojnë mbi problemet e mbrojtjes dhe udhëheqjes ndërmjet njësive të ndryshme ushtarake në çështjet e sulmeve. Në deklaratë bëhet e ditur se përgjithësisht aktivitetet do të realizohen në poligonet e rajoneve ushtarake në lindje të vendit.

Në deklaratë rikujtohet se në stërvitje do të marrin pjesë njësitë e rajoneve ushtarake lindore dhe qendrore së bashku me Flotën e Veriut dhe njësitë e lëshimit nga ajri së bashku me forcat ajrore dhe në stërvitjen që do të zhvillohet në poligonin e Tsugol-it do të marrin pjesë edhe njësitë e ushtrisë kineze.

Gjithashtu bëhet e ditur se stërvitja është në përshtatje me marrëveshjen për përforcimin e sigurisë në fushën ushtarake në rajonin kufitar të nënshkruar në 26 prill 1996 ndërmjet Rusisë, Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit dhe Kinës.

Në Vostok-2018 marrin pjesë rreth 300 mijë ushtarë, më shumë se 1 mijë avionë, helikopterë dhe mjete ajrore fluturuese pa pilotë, rreth 36 mijë tanke, autoblinda dhe automjete të tjera teknike ushtarake si dhe rreth 80 anije.

Stërvitja ushtarake Vostok-2018 është stërvitja me pjesëmarrjen më të lartë ushtarake në historinë e Rusisë që nga Stërvitja “Zapad-81” që u zhvillua në vitin 1981, gjatë periudhës së bashkimit Sovjetik.

 


Lajme të ngjashme