Trump reagoi ndaj librit të gazetarit Bob Woodward

Presidenti Trump nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter i bëri një vlerësim librit të gazetarit Woodward me titull “Frika: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, e cila do të dalë në shitje sot dhe pjesa e madhe e së cilës është publikuar në media.

Trump reagoi ndaj librit të gazetarit Bob Woodward

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, reagoi ndaj librit që gazetari Bob Woodward shkroi për të.

Presidenti Trump nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter i bëri një vlerësim librit të gazetarit Woodward me titull “Frika: Trump në Shtëpinë e Bardhë”, i cili do të dalë në shitje sot dhe pjesa e madhe e të cilit është publikuar në media.

“Libri i Woodward është si një shaka, është vetëm njëra prej sulmeve të ndërmarra ndaj meje. Është shiu i sulmeve”, shkroi Trump në mesazhin e tij.

Në mes tjerash Presidenti i ShBA-së në postimin e bërë në Twitter shkruan se “Ai si referencë përdor burimet anonime. Shumë njerëz që pretendohen të jenë në libër i kanë mohuar fjalët që u atribuohen atyre duke thënë se janë gënjeshtra. Demokratët nuk mund të pajtohen me humbje. Unë do ta shkruaj librin e vërtetë”.

 

Ndërkaq autori i librit, Bob Woodward në një lidhje të drejtpërdrejt me kanalin televiziv “NBC News” deklaroi se ai qëndron prapa pretendimeve të tij.

Ai thotë se qëndron prapa pretendimeve se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe shefi i kabinetit të Trump-it, John Kelly kanë ofenduar Presidentin.

Pas mohimit të këtyre pretendimeve nga ana e Mattis-it dhe Kelly-t, Woodward ka thënë se “Ata nuk e flasin të vërtetën. Këta njerëz përpiqen që me manovra politike ti ruajnë vendet e tyre të punës, prandaj i kuptojë mohimet e tyre”.

Gazetari në librin e tij pretendon se Mattis në lidhje me çështjen e të kuptuar të Trump-it të asaj se çfarë po ndodhë në gadishullin korean ka thënë se është në nivelin e fëmijëve të shkollës fillore.

Ndërkaq pretendon se Kelly për Trump-in kishte thënë se është “budalla”, ndërsa administratën e tij e kishte cilësuar si “qytet i krisur”.

 


Lajme të ngjashme