ShBA mbyll zyrtarisht misionin diplomatik të OÇP-së në Uashington

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) njoftuan të hënën mbylljen e misionit diplomatik të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), në një kohë që administrata e Donald Trump po përgatitet të publikojë planin e saj të paqes në Lindjen e Mesme.

ShBA mbyll zyrtarisht misionin diplomatik të OÇP-së në Uashington

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) zyrtarizuan vendimin për mbylljen e zyrës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) në Uashington.

Vendimin e njoftoi përmes një komunikate me shkrim Departamenti i Shtetit. Zyra kishte shërbyer si ambasadë de facto e Palestinës në Uashington.

Departamenti amerikan tha se "OÇP-ja nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për të çuar përpara negociatat direkte dhe kuptimplote me Izraelin" dhe vuri në dukje thirrjet palestineze që Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) të hetojë Izraelin si arsye për vendimin e saj.

"Ne e kemi lejuar zyrën OÇP-së të kryejë operacione që mbështesin objektivin e arritjes së një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse midis izraelitëve dhe palestinezëve që nga skadimi i dorëheqjes së mëparshme në nëntor 2017", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert në një deklaratë.

"Megjithatë, OÇP-ja nuk ka ndërmarrë hapa për të çuar përpara negociatat direkte dhe kuptimplote me Izraelin. Përkundrazi, udhëheqja e OÇP-së ka dënuar një plan paqeje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin ky grup (palestinez) nuk e ka parë ende dhe nuk ka kaluar në kontakt me qeverinë amerikane për t’u njohur me angazhimet e kësaj të fundit për vendosjen e paqes”,- shtoi ajo.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit më vonë tha se misionit i ishte njohur një muaj kohë për të liruar ambientet.

Mark Perry, një këshilltar jozyrtar i ish-kryetarit të OÇP-së, Jasser Arafat, e grisi njoftimin e Uashingtonit, duke thënë se "ShBA-të gjithmonë kanë qenë avokatë të Izraelit".

"Ironikisht, njoftimi është në të vërtetë një lajm i mirë, pasi këtu merr fund pretendimi se ShBA-ja në të vërtetë kujdeset për paqen në Lindjen e Mesme", tha Perri.

"Shtetet e Bashkuara janë tani në një linjë të përkryer me projektin kombëtar izraelit. Jo vetëm tani, por Izraeli asnjëherë nuk ka besuar në procesin e paqes apo që të pajtohet me palestinezët," tha ai. "Përkundrazi, qëllimi i tij është shkatërrimi i projektit kombëtar palestinez. Ajo që ndryshoi sot është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani janë bashkuar me këtë përpjekje", përfundoi ai.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton tha të hënë vonë se Uashingtoni do të veprojë nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) vendos të ndjekë penalisht Izraelin, ShBA-në ose ndonjë aleat tjetër të saj.

Këto veprime përfshijnë sanksione të mundshme ndaj fondeve të ICC-së rezident në ShBA, si dhe ndalimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ICC-së të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

"Ne do të mbajmë shënim nëse ndonjë shtet bashkëpunon me hetimet e ICC-së për ShBA-në dhe aleatët e saj dhe ne do ta marrim parasysh këtë bashkëpunim kur të vendosim lidhur me ndihmat e huaja, ndihmën ushtarake dhe nivelet e shkëmbimit të informacionit", tha Bolton.

"Ne do të lejojmë që ICC-ja të vdesë vetë, pas gjithë këtyre për ne ICC-ja ka vdekur për të gjitha synimet dhe qëllimet e saj," shtoi ai.

Komentet vijnë pasi administrata Trump bëhet gati të publikojë planin e saj për të arritur një paqe ndërmjet Palestinës dhe Izraelit, një marrëveshje që Trump e ka quajtur si "marrëveshja e shekullit".

Para njoftimit zyrtar të mbylljes së misionit, zyrtarët palestinezë e kishin përshkruar këtë vendim si "një përshkallëzim që do të ketë pasoja serioze politike duke sabotuar të gjithë sistemin ndërkombëtar për të mbrojtur okupimin izraelit dhe krimet e tij".

"Kjo është një goditje tjetër e administratës Trump kundër paqes dhe drejtësisë", tha sekretari i përgjithshëm i OÇP-së, Saeb Erekat.

Vendimi për mbylljen e misionit palestinez është përpjekja më e fundit për të rritur presionin ndaj Ramallahut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë i kanë ndërprerë të gjitha fondet për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) dhe kanë shkurtuar më shumë se 200 milionë dollarë ndihma për palestinezët.

 


Lajme të ngjashme