Anglia me Gjermaninë të shqetësuara për zhvillimet në Idlib

Ministri i Shtetit të Anglisë për Lindjen e Mesme, Alistair Burt tha se vendi i tij është mjaft i shqetësuar për zhvillimet në Idlib të Sirisë.

Anglia me Gjermaninë të shqetësuara për zhvillimet në Idlib

Ministri i Shtetit të Anglisë përgjegjës për Lindjen e Mesme, Alistair Burt tha se vendi i tij është mjaft i shqetësuar për zhvillimet në Idlib të Sirisë.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass deklaroi se parandalimi i një katastrofe njerëzore në Idlib është pjesë e agjendës së tyre.

Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve të Dhomës së Komuneve, dhoma e ulët e parlamentit britanik, ministri i Shtetit për Lindjen e Mesme, Alistair Burt tha: “Jemi tepër të shqetësuar për operacionet ushtarake të Rusisë dhe regjimit sirian, të cilat rrezikojnë jetën e rreth 3 milionë civilëve të strehuar në Idlib dhe rrethinat e tij”.

Burt tha se i mbështesin nismat diplomatike të Turqisë dhe OKB-së për të parandaluar një masakër në Idlib, duke shtuar se autoritet angleze janë në kontakt me bashkëbiseduesit e tyre turq.

 

Për refuzimin nga ana e Rusë dhe Iranit të thirrjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë samitit të javës së kaluar në Teheran për rinovimin e armëpushimit (në Idlib), Burt tha se ky ishte një zhvillim për të ardhur shumë keq.

“Rusia me Iranin kanë refuzuar edhe thirrje të ngjashme që erdhën brenda të njëjtës ditë nga Anglia dhe të tjerë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB)”,- u shpreh Burt dhe shtoi: “Ata (Rusinë dhe Iranin) ne i ftuam për ta menduar edhe një herë çështjen dhe për të gjetur një rrugë të negociueshme me qëllim parandalimin e një katastrofe të çfarëdoshme që do të vinte nga dora e njeriut”.

Ministri anglez i shtetit për Lindjen e Mesme i bëri thirrje edhe një herë Rusisë duke thënë: “Rusia duhet ti japë fund mbështetjes shkatërruese ndaj operacionit ushtarak të regjimit dhe në vend të kësaj duhet të mbështesë reduktimin e tensionit dhe zgjidhjen politike (në Siri)”.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass në konferencën e përbashkët të shtypit që mbajti pas takimit me homologun e tij grekoqipriot, Nikos Christodoulides tha se vazhdojnë ti ndjekin me shqetësim zhvillimet në Idlib.

“Për momentin pjesë e agjendës tonë është parandalimi i një katastrofe humanitare”- u shpreh Maas duke shtuar se për këtë çështje vazhdojnë të bisedojnë me të gjitha palët përkatëse.

 


Lajme të ngjashme