Ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje mbi një palestinez

Ushtria izraelite ka vrarë një palestinez me pretendimin se ka tentuar të dëmtojë gardhin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje mbi një palestinez

Përveç kësaj, forcat izraelite kanë arrestuar edhe 3 palestinezë të akuzuar për hyrje me rrugë ilegale në Izrael.

Që nga 30 marsi palestinezët organizojnë protesta paqësore nën moton "Marshimi i Kthimit të Madh" në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.

Kurse ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullatës civile, e cila kërkon "kthimin në tokat nga është dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme që zbatohet ndaj Gazës që nga viti 2006".

Më shumë se 170 palestinezë kanë rënë dëshmorë në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore, ndërsa janë plagosur më shumë se 18 mijë të tjerë.

 


Lajme të ngjashme