Siri – Të paktën 17 të plagosur në sulmet ajrore të regjimit në Idlib

Të paktën 17 persona janë plagosur në sulmet ajrore që regjimi i Beshar Esadit dhe Rusia kanë kryer ndaj qytetit veriperëndimor Idlib dhe qytetit Hama, që ndodhet në pjesën qendrore të Sirisë.

Siri – Të paktën 17 të plagosur në sulmet ajrore të regjimit në Idlib

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet lokale, avionët luftarakë rusë dhe të regjimit sirian si dhe helikopterë të regjimit duke filluar nga orët e mëngjesit po kryejnë sulme ajrore ndaj lagjeve Habit, Cercenaz, Hish dhe Temenia në jug të Idlibit si dhe ndaj lagjes Latamne të Hamës.

Si pasojë e këtyre sulmeve janë plagosur të paktën 17 civilë, nga të cilët 2 janë fëmijë, të plagosur në sulmin ajror kundër një shkolle në qytezën Cercenaz.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), Mustafa Haxhi Jusuf tha se “Në sulmet ajrore që janë kryer që nga mëngjesi e deri më tani janë plagosur 17 civilë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra”.

Në mesazhin e zyrtarëvë të qendrës së opozitarëve për vrojtimin e avionëve publikuar në rrjetet sociale në lidhje me këto sulme thuhet se “Helikopterët dhe avionët luftarakë të regjimit të Esadit dhe avionët luftarakë rusë, të cilët janë nisur nga baza ushtarake Hmejmim, kanë kryer sulme ajrore ndaj vendbanimeve civile dhe vijave të frontit të opozitarëve në jug të Idlibit dhe në Hama. Shkollën në qytezën Cercenaz e kanë goditur avionët luftarakë të regjimit sirian".

Ndërkohë vazhdojnë sulmet ajrore të helikopterëve dhe avionëve luftarakë në këto rajone.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile, 29 civilë kanë humbur jetën dhe të paktën të paktën 71 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore dhe tokësore në perëndim dhe jugperëndim të Idlibit dhe në veri të Hamës, duke filluar nga fillimi i këtij muaji.

Si pasojë e sulmeve që janë kryer gjatë kësaj kohe kanë dalë jashtë përdorimit një qendër e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) në qytezën Keferzita në veri të Hamës dhe një spital nëntokësor në fshatin Has, si dhe një spital në qytezën Latamne në periferi të Hamës.

Provinca e Idlidit ndodhet në pjesën veriperëndimore të Sirisë dhe kontrollohet nga opozita ushtarake dhe grupet e armatosura kundërshtare të regjimit. Në samitin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana (të Kazakistanit) Idlibi dhe disa zona përreth tij u shpallën "zonë çtensionimi". Mirëpo regjimi i Esadit dhe hera-herës Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në këtë zonë.

 


Lajme të ngjashme