Pence i gatshëm ti nënshtrohet "detektorit të gënjeshtrave"

Ndihmëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence tha se artikulli i botuar në gazetën "The New York Times" nuk është shkruar prej ndonjërit nga ekipi i tij.

Pence i gatshëm ti nënshtrohet "detektorit të gënjeshtrave"

Ndihmëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence në lidhje me artikullin anonim të publikuar në gazetën “The New York Times”, ku në objektiv merret Presidenti Donald Trump, tha se është i bindur që artikulli nuk është shkruar prej ndonjë antari të ekipit të tij.

Gjatë pjesëmarrjes në programin “Face the nation” që transmetohet nëpërmjet ekraneve të kanalit amerikan “CBS”, Ndihmëspresidenti Pence iu përgjigj pyetjeve në lidhje me artikullin anonim të publikuar në gazetën “The New York Times”.

“Të jem i qartë: Jam i bindur 100% se askush nga ekipi i Ndihmëspresidentit nuk është ka të bëjë me këtë artikull anonim. Unë e njohë ekipin tim”, vlerësoi Pence.

Ai gjithashtu u përgjigj ndaj pretendimeve në artikullin në fjalë se në Shtëpinë e Bardhë është duke u folur për shkarkimin nga detyra të Presidentit Trump.

Pence tha se kurrë nuk është bërë një diskutim i tillë dhe se ai nuk ka marrë pjesë në të.

Ndihmëspresidenti gjithashtu shtoi se nëse është e nevojshme ai është i gatshëm ti nënshtrohet vullnetarisht edhe testit të “detektorit të gënjeshtrave” dhe se është i bindur në këtë çështje.

Javën e kaluar gazeta “The New York Times” kishte publikuar një artikull anonim me titull “Jam pjesë e rezistencës brenda administratës së Trumpit”, gjë që shkaktoi reagime të ashpra të udhëheqjes së Trumpit.

Ndërkohë që pas publikimit të këtij artikulli filluan edhe debatet se kush mund ta ketë shkruar atë, emrat e afërt me Presidentin Trump si Ndihmëspresidenti, Mike Pence, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe shefi i kabinetit të tij, John Kelly e kritikuan ashpër artikullin në fjalë dhe mbrojtën qëndrimin se ai nuk është shkruar nga ana e tyre.

 


Lajme të ngjashme