BE-ja paralajmëron për sulmet ajrore në Idlib

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se sulmet ajrore të regjimit sirian të Beshar Esadit dhe Rusisë në provincën veriperëndimore Idlib dhe atë qendrore Hama në Siri do të prodhojnë pasoja shkatërruese humanitare.

BE-ja paralajmëron për sulmet ajrore në Idlib

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se sulmet ajrore të regjimit sirian të Beshar Esadit dhe Rusisë në provincën veriperëndimore Idlib dhe atë qendrore Hama në Siri do të prodhojnë pasoja shkatërruese humanitare.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç në një prononcim tha se edhe më herët kanë bërë thirrje për ndalimin e operacioneve ushtarake në Idlib.

"Sulmi do të shkaktojë pasoja shkatërruese humanitare dhe vuajtje. Vazhdojmë të jemi në kontakt me bashkëbiseduesit tanë. Gjithashtu vazhdojmë të mbështesim iniciativën që po zhvillohet në suazën e Kombeve të Bashkuara (OKB)", deklaroi Kocijançiç.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile, 29 civilë kanë humbur jetën dhe të paktën të paktën 71 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore dhe tokësore në perëndim dhe jugperëndim të Idlibit dhe në veri të Hamës, duke filluar nga fillimi i këtij muaji.

Si pasojë e sulmeve që janë kryer gjatë kësaj kohe kanë dalë jashtë përdorimit një qendër e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) në qytezën Keferzita në veri të Hamës dhe një spital nëntokësor në fshatin Has, si dhe një spital në qytezën Latamne në periferi të Hamës.

Provinca e Idlidit ndodhet në pjesën veriperëndimore të Sirisë dhe kontrollohet nga opozita ushtarake dhe grupet e armatosura kundërshtare të regjimit. Në samitin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana (të Kazakistanit) Idlibi dhe disa zona përreth tij u shpallën "zonë çtensionimi". Mirëpo regjimi i Esadit dhe hera-herës Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në këtë zonë.



Lajme të ngjashme