Irak - Basra - Protestuesit i vënë zjarrin godinës së televizionit shtetëror

Një grup i protestuesve në qytetin jugor të Irakut, Basra i vënë zjarrin godinës së televizionit shtetëror dhe godinave të disa partive politike shiite.

Irak - Basra - Protestuesit i vënë zjarrin godinës së televizionit shtetëror
Irak - Protestuesit i vënë zjarrin godinës së televizionit shtetëror në Basra
Irak - Protestuesit i vënë zjarrin godinës së televizionit shtetëror në Basra

Një grup i protestuesve në qytetin jugor të Irakut, Basra i vënë zjarrin godinës së televizionit shtetëror dhe godinave të disa partive politike shiite.basra daki olaylar

Një grup i protestuesve në qytetin jugor të Irakut, Basra i vënë zjarrin godinës së televizionit shtetëror dhe godinave të disa partive politike shiite.

Gjatë protestave që vazhdojnë kundër mungesës së shërbimeve publike në qytet, papunësisë dhe korrupsionit, një grupi i manifestuesve hyri në godinën e televizionit shtetëror dhe të Organizatës Bedir. Gjatë kohës kur grupi i vuri zjarrin godinës një makinë e televizionit për transmetime të drejtpërdrejta u kaplua nga ky zjarr.

Ndërkohë një grup tjetër i protestuesve i vënë zjarrin godinës së Asaib Ehlil’hak të forcave milicë shiite pro-iraniane, godinës së Këshillit të Lart Islamik dhe Lëvizjes Kombëtare Hikmet, lideri i së cilës është Ammar Al-Hekim.

Mësohet se edhe godinës së Partisë Islamike të Irakut Dava e Kryeministrit Haydar Al-Ibadi.

Pamjet nga zjarret e godinave u publikuan në mediat sociale.

Më pas protestuesit u dyndën drejt kryekonsullatës iraniane në këtë qytet.

Qytetarët e provincës së Basras, ku nxirret afërsisht 80 për qind e naftës së Irakut, prej 8 korrikut e këtej organizojnë protesta për shkak të papunësisë së lartë, problemeve në furnizim me energji elektrike dhe në shërbime publike.

Ditëve të fundit dhuna e jetuar gjatë protestave shënoi rritje. Kreu i Komesariatit të të Drejtave të Njeriut në Basra, Mehdi Temimi kishte bërë të ditur se si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e forcave të sigurisë gjatë protestave të djeshme ka humbur jetën 1 dhe u plagosën 25 persona të tjerë.

Ndërkaq një grup protestuesish mbrëmë dolën në rrugë dhe arritën ti tejkalojnë barrierat e forcave të sigurisë dhe ti vënë zjarrin godinës së bashkisë së Basras.

 

Ditë më parë protestuesit bastisën edhe godinën e prefekturës të cilës gjithashtu i vënë zjarrin. Në këtë ngjarje kanë humbur jetën 7 dhe u plagosën mbi 40 persona. Pas kësaj Komanda Operative e Basras kishte shpallur ndalim qarkullimi në qytet.

Mukteda es-Sadr, fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 12 maj në Irak, për shkak të ngjarjeve në Basra bëri thirrje për organizimin e seancës urgjente të parlamentit irakian ku do të jenë të pranishëm edhe Kryeministri Haydar Al-Ibadi dhe ministrat e Punëve të Brendshme, të Shëndetësisë dhe të Burimeve Ujore. Në rast të mosmarrjes pjesë në seancën parlamentare, prej këtyre personave kërkoi të japin dorëheqje. Ndërkaq Kryeministri Ibadi deklaroi se është i gatshëm të marr pjesë në seancë.



Lajme të ngjashme