• Video galeri

Porto-Riko - Qeveria konfirmoi se nga uragani i vitit të kaluar kanë humbur jetën mbi 1.400 persona

Uragani "Maria" e kishte goditur Porto-Rikon në shtator të vitit të kaluar, me çrast ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe vdekjen e mbi 1.400 personave.

Porto-Riko - Qeveria konfirmoi se nga uragani i vitit të kaluar kanë humbur jetën mbi 1.400 persona

Qeveria e Porto-Rikos konfirmoi se nga uragani "Maria", i cili goditi vendin në shtator të vitit të kaluar, kanë humbur jetën mbi 1 mijë e 400 persona.

Në raportin që qeveria i paraqiti Kongresit me titull “Transformimi dhe Inovacioni pas Shkatërrimit” thuhet se “Sipas të dhënave të para nga uragani kishin humbur jetën 64 persona. Kjo shifër e supozuar më vonë u korrigjua në 1 mijë e 427 persona”.

Qendra Kombëtare e Uraganit kishte deklaruar se në numrin e të vdekurve janë përfshirë viktimat që humbën jetën nga rënie e pemëve për shkak të erërave të fuqishme si dhe personat që humbën jetën në mënyrë të drejtpërdrejtë nga uragani, por se në këto shifra nuk janë përfshirë viktimat që humbën jetën për shkak të kushteve të krijuara nga uragani si ndërprerja e energjisë elektrike dhe mungesa e materialeve mjekësore.


Fjalët Kyçe: raporti , qeveria , viktimat , Porto-Riko , Maria , uragan

Lajme të ngjashme