Izraeli dhe Hamasi arrijnë në marrëveshje për armëpushim

Me ndërmjetësimin e Egjiptit mes Izraelit dhe grupeve palestineze të kryesuara nga Hamasi, u arrit në marrëveshje për armëpushim.

Izraeli dhe Hamasi arrijnë në marrëveshje për armëpushim

Me ndërmjetësimin e Egjiptit mes Izraelit dhe grupeve palestineze të kryesuara nga Hamasi, u arrit në marrëveshje për armëpushim.

Vendimi në fjalë hyri në fuqi në orën 22.45 sipas orës lokale.

Në këtë mënyrë me ndërmjetësimin e Egjiptit brenda dy muajve të fundit mes Izraelit dhe grupeve palestineze u arrit në marrëveshjen e 5-t të armëpushimit.

Ndërkaq sipas lajmit që përcjell gazeta “Yedioth Ahronoth”, të bazuar në burimet izraelite, bëhet e ditur se Izraeli do të qëndrojë i qetë nëse nata kalon e qetë, ndërkaq do të kundërpërgjigjet në qoftë se territoret e tij sulmohen me raketa.

Ndërsa kanali televiziv “Kanal 2”, në një lajm të bazuar në deklaratat e një zyrtari të lartë izraelit, bën të ditur se Izraeli do të veprojë në bazë të parimit, “Qetësia për qetësi”.

Sipas një komunikate me shkrim të bërë nga ushtria izraelite thuhet se avionët luftarak të Izraelit prej mbrëmjes së mërkurës e këtej në Rripin e Gazës kanë goditur mbi 140 objektiva, ndërsa si kundërpërgjigje ndaj kësaj nga Gaza në territoret e Izraelit janë hedhur 180 raketa.

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Eshref Al-Kudra në një deklaratë me shkrim ka thënë se në sulmet e ndërmarra nga ana e Izraelit ndaj Gazës kanë rënë dëshmorë 3 palestinezë, në mesin e të cilëve një grua shtatzënë dhe fëmija i saj 1-vjeçarë, ndërsa janë plagosur 30 palestinezë të tjerë.



Lajme të ngjashme