Afganistan - Talebanët sulmojnë qytetin historik Gazne

Organizata terroriste e talebanëve ndërmori një sulm ndaj qytetit historik Gazne të Afganistanit.

Afganistan - Talebanët sulmojnë qytetin historik Gazne

Organizata terroriste e talebanëve ndërmori një sulm ndaj qytetit historik Gazne të Afganistanit.

Zëdhënësi i Prefekturës së Gaznes, Aref Nuri bëri të ditur se terroristët talebanë sulmin ndaj qendrës së qytetit e filluan në orët e hershme të mëngjesit.

Aref Nuri bëri të ditur se luftimet vazhdojnë në afërsi të qendrës së qytetit, ndërsa shtoi se janë vrarë një numër i madh i talebanëve.  

Zëdhënësi theksoi se përforcimet kanë arritur në Gazne dhe po bëhen përpjekje për zmbrapsjen e terroristëve.

Njoftohet se rruga kryesore që lidh Gaznen dhe Kabulin është mbyllur për qarkullim për shkak të luftimeve.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga talibanët thuhet se pjesëtarët e kësaj organizate terroriste arritën të futen në qendër të qytetit dhe se në luftime janë vrarë një numër i madh i ushtarëve.



Lajme të ngjashme