Diplomacia “kërcënuese” e Trump ndaj aleatëve

Diplomacia “kërcënuese” e Presidentit Trump ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare si Bashkimi Evropian (BE), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe NATO.

trump.jpg
Donald Trump.jpg
trump erdogan macron.jpg
trump-putin.jpg

Politika e kërcënimeve e presidentit amerikan, Donald Trump ka shkuar deri te një lloj përleshjeje dhe polemike të intensifikuar, si dhe ka shkaktuar tensione me një pjesë të madhe të vendeve aleate.

Diplomacia “kërcënuese” e presidentit Trump ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare si Bashkimi Evropian (BE), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe NATO.

Këtu bëjnë pjesë vendet si: Britania e Madhe, Gjermania, Kanadaja, Pakistani dhe Katari, ndërsa kësaj liste të enjten iu shtua edhe Turqia.

Presidenti amerikan e kërcënoi Turqinë me sanksione nëse nuk lirohet prifti amerikan Andrew Craig Brunson, i cili në Turqi gjykohet për spiunazh dhe veprimtari në emër të organizatave terroriste PKK dhe FETO.

“Askush nuk mund të diktojë Turqinë dhe kërcënojë vendin tonë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë pas kërcënimit të presidentit Trump.

 

Presidenti amerikan kritikoi edhe vendet e NATO-s për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve lidhur me shpenzimet ushtarake deri në dy për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB). Duke përsëritur se "nuk do të mbrojë Evropën", Trump injoroi edhe aleancën shekullore të Shteteve të Bashkuara me Evropën.

Në shënjestër veçmas është marrë Gjermania. Trump thotë se ky vend evropian lidh marrëveshje të mëdha për naftë dhe gaz me Rusinë, ndërsa pret që SHBA-ja t’i mbrojë nga Rusia dhe çdo vit i paguan këtij vendi me miliarda euro.

Ai gjithashtu kritikoi politikën e emigracionit të kancelares gjermane, Angela Merkel, duke thënë se ka lejuar hyrjen e miliona emigrantëve në vend, gjë që ka shkaktuar shumë dëme në këtë vend.

Në rrjetet sociale Trump vazhdon të shkruajë edhe për taksat doganore dhe kërcënon vendet evropiane. Sipas tij “BE-ja po i shfrytëzon dhe nga kjo humbin miliarda dollarë”.

 

Megjithatë, në fillim të javës Trump pati një takim me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, me të cilin ra dakord për të diskutuar heqjen e tarifave doganore midis BE-së dhe SHBA-ve.

Një nga deklaratat e tij më interesante ishte lavdërimi i daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit). Megjithatë, lëvdatat dhe ky qëndrim pozitiv ndaj Britanisë së Madhe nuk zgjatën shumë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i shkroi homologut të tij britanik se Londra duhet të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes nëse dëshiron të mbetet aleat i SHBA-ve.

Tensionet vazhduan edhe gjatë vizitës së presidentit Trump në Londër dhe në takimin me kryeministren Theresa May. Presidenti amerikan atëherë tha se May nuk i ka dëgjuar këshillat e tij lidhur me Brexit-it.

Retorika kërcënuese ndaj aleatëve të jashtëm vazhdoi edhe me Kanadanë. Në qershor, Trump njoftoi se do të tërhiqte mbështetjen e SHBA-së ndaj deklaratës së përbashkët të grupit të vendeve të G7-ës dhe përsëri kërcënoi të imponojë taksa të reja doganore mbi importet e makinave, duke sinjalizuar mundësinë e një përkeqësimi të ri në marrëdhëniet tregtare midis vendeve më të zhvilluara në botë.

Kryeministrin kanadez e akuzoi për “fjalë pas shpine” duke e quajtur Trumpin “dyfytyrësh”.

Presidenti amerikan kërcënoi edhe Dohan zyrtare, gjë që solli edhe cenimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në listën e vendete që ka kërcënuar Trump ndodhet edhe Koreja e Jugut, aleati i Amerikës që nga viti 1950.

 


Lajme të ngjashme