Egjipti shet nënshtetësinë egjiptiane

Kuvendi i Egjiptit miratoi projektligjin që i jep të drejtën e nënshtetësisë egjiptiane të huajve në këmbim të investimeve që fillojnë nga 400 mijë dollarë.

Egjipti shet nënshtetësinë egjiptiane

Kuvendi i Egjiptit miratoi projektligjin që i jep të drejtën e nënshtetësisë egjiptiane të huajve në këmbim të investimeve që fillojnë nga 400 mijë dollarë.

Në projektligjin e miratuar në Kuvendin Egjiptian thuhet se “Të huajt që depozitojnë 7 milion lira egjiptiane në thesarin e shtetit të Egjiptit për të paktën 5 vjet mund të aplikojnë për nënshtetësi në Ministrinë e Brendshme”.    

Bëhet e ditur se aplikimet do të inspektohen personalisht nga Ministri i Brendshëm.

Ndërkohë që nuk është deklaruar ende se si do të funksionojë ky mekanizëm, nuk dihet se çfarë superioriteti do të fitojnë investitorët nga nënshtetësia egjiptiane.

Aktualisht në Egjipt po vihet në jetë programi i reformave ekonomike.

Reformat ndiqen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në Egjipt ndjehet një nevojë e madhe për investime dhe krijohen kushte të volitshme për investitorët.

 



Lajme të ngjashme