• Video galeri

Trump: Bashkimi Evropian është “armik” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur Bashkimin Evropian “armik” të vendit të tij, në prag të takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin...

Trump: Bashkimi Evropian është “armik” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur Bashkimin Evropian “armik” të vendit të tij, në prag të takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Vetëm pak orë para vizitës së tij në kryeqytetin Helsinki të Finlandës, ku do të takohet me Putinin, kreu i Shtëpisë së Bardhë është prononcuar për televizionin “CBS”.

“Ne kemi shumë armiq. Mendoj se BE-ja është armik për atë çfarë na kanë bërë në tregti. Tani nuk e prisni nga BE-ja, por janë armiq”, ka deklaruar Presidenti Trump.

Ai gjithashtu ka quajtur Kinën një “armik ekonomik”, ndërsa Rusinë një “armik në disa aspekte”.

“Por kjo nuk do të thotë se ata janë të këqij. Nuk nënkupton asgjë. Nënkupton se ata janë konkurrentë”, shtoi lideri amerikan.

I pyetur se cila është arsyeja që ka vendosur Evropën në krye të listës së armiqve, Trumpi tha se edhe Evropën e ka përmendur së bashku me të tjerët. Sipas tij, vendet evropiane po përfitojnë nga SHBA-ja, por shumica e tyre nuk po i përmbushin zotimet në kuadër të NATO-s.

Javën e kaluar, Trumpi qëndroi në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s. Ai vizitoi më pas Londrën, ndërsa të hënën do të takohet në Helsinki me Presidentin rus, Vladimir Putin.



Lajme të ngjashme