Netanyahu: Nuk shqetësohemi nga regjimi i Esadit në Siri, s'kemi probleme me atë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se nuk kanë probleme me liderin e regjimit në Siri, Beshar Esad...

Netanyahu: Nuk shqetësohemi nga regjimi i Esadit në Siri, s'kemi probleme me atë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se nuk kanë probleme me liderin e regjimit në Siri, Beshar Esad.

Sipas lajmeve në median izraelite, duke u larguar nga Moska, kryeqyteti i Rusisë, ku ndodhej për vizitë zyrtare, Netanyahu vlerësoi për gazetarët zhvillimet e fundit në Siri.

Ai tha se vendi i tij nuk dëshiron të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Sirisë dhe në këtë drejtim edhe në të kaluarën nuk ka pasur asnjë nismë të tillë.

Kryeministri izraelit tha se çështja që ndjejnë shqetësim është ekzistenca e Iranit, Hizbullahut dhe organizatës terroriste DAESH në Siri.

Ai u prononcua edhe në lidhje me goditjen e djeshme të 3 objektivave ushtarake, që i përkisnin regjimit sirian pasi një avion pa pilot shkeli hapësirën ajrore të Izraelit dhe tha se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë kufijtë e vendit.  

Netanyahu duke bërë të ditur se me regjimin e Esadit nuk kanë probleme dhe në Kodrat e Golanit, që janë të pushtuara për mbi 40 vjet, nga ana e Sirisë nuk është hedhur asnjë plumb i vetëm, u shpreh me këto fjalë: “Izraeli nuk shqetësohet nga ekzistenca e regjimit të Esadit në Siri. Por Izraeli, do të vazhdojë të mbrojë kufirin e tij kundër çdo lloj kërcënimi, kushdo që e bën atë, përfshi edhe ushtrinë e regjimit”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u takua dje në Moskë me Kreun e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në krye të rendit të ditës së dy liderëve, që janë takuar për herë të tretë në 3 muajt e fundit ishin zhvillimet e fundit në Siri si dhe u shpreh edhe ekzistenca e Iranit në Siri.

Në takim Netanyahu i dha Putinit mesazhin se Irani duhet të largohet nga Siria dhe Izraeli do të vazhdojë të mbrojë kufijtë kundër çdo lloj shkeljeje.



Lajme të ngjashme