Austri – Takim i shteteve anëtare të BE-së për zbutjen e mosmarrëveshjeve për emigrantët

Ministrat e Brendshëm të 28 shteteve anëtare të BE-së do të diskutojnë të enjten në lidhje me projektet e reja për të penguar ardhjen e emigrantëve në brigjet evropiane...

Austri – Takim i shteteve anëtare të BE-së për zbutjen e mosmarrëveshjeve për emigrantët

Ministrat e Brendshëm të 28 shteteve anëtare të BE-së do të diskutojnë të enjten në lidhje me projektet e reja për të penguar ardhjen e emigrantëve në brigjet evropiane, në takimin e tyre të parë të organizuar nën drejtimin e presidencës austriake të BE-së, e cila mbron alternativat radikale.

Në takimin që do të mbahet në Innsbruck (jug), ata duhet në veçanti të specifikojnë idenë, ende e paqartë por tashmë të diskutueshme të "platformave për zbarkimin" në Afrikë të emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe, propozuar në konkluzionet e samitit të tensionuar në fund të qershorit në Bruksel.

Mbërritjet e emigrantëve në brigjet evropiane kanë shënuar një rënie të konsiderueshme në raport me momentin pik të regjistruar në vjeshtën e vitit 2015, por çështja migratore vijon të krijojë tensione si brenda ashtu edhe midis shteteve anëtare të BE-së.

Ministri i Brendshëm austriak i ekstremit të djathtë (FPÖ), Herbert Kickl, pjesë e koalicionit në qeveri së bashku me konservatorët në Vjenë, do të presë homologun italian, Matteo Salvini, gjithashtu i ekstremit të djathtë dhe arkitekt i ashpërsimit të Romës në lidhje me këtë çështje.

Lideri i Ligës vendosi një muaj më parë për të ndaluar hyrjen në portet italiane të OJQ-ve që shpëtojnë emigrantë në Mesdhe. Në Innsbruck, ai synon t’i kërkojë partnerëve të tij për të mos orientuar drejt porteve italiane anije që janë aktualisht në mision ndërkombëtar.



Lajme të ngjashme