Tusk: Trump të vlerësojë më shumë aleatët e NATO-s

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i kërkoi të martën Presidentit amerikan, Donald Trump, që të vlerësonte më shumë aleatët, një ditë para samitit dyditor të NATO-s në Bruksel.

“E dashur Amerikë, vlerësoni më shumë aleatët tuaj”, deklaroi Tusk në një konferencë shtypi pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes BE-së dhe NATO-s.

“Do të doja të flisja drejtpërdrejt me Presidentin amerikan, Trump, i cili prej shumë kohësh po kritikon Evropën pothuajse çdo ditë për shkak të kontributeve të pamjaftueshme për kapacitetet e mbrojtjes”, theksoi ai.

“Amerika nuk ka dhe nuk do të ketë aleat më të mirë se Evropa, e cila shpenzon sot më shumë se Rusia dhe po aq sa Kina në mbrojtje”, shtoi ai.

“Shpresoj që ju të mos dyshoni se bëhet fjalë për një investim në sigurinë tonë, gjë që nuk mund të thuhet me të njëjtën siguri për shpenzimet ruse dhe kineze”, theksoi Tusk.

Donald Trump nuk ka reshtur së kërkuari evropianëve të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake në 2% të PBB-së deri në 2024, për të respektuar angazhimin e tyre.

Lajme të ngjashme