Brukseli nën masa të rritura të sigurisë për samitin e liderëve të NATO-s

Rreth 2.400 policë dhe 1.000 ushtarë belgë do të mobilizohen për samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel, një angazhim i jashtëzakonshëm sigurie që do të fillojë prej sonte për shkak të ndeshjes Francë-Belgjikë...

Brukseli nën masa të rritura të sigurisë për samitin e liderëve të NATO-s

Rreth 2.400 policë dhe 1.000 ushtarë belgë do të mobilizohen për samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel, një angazhim i jashtëzakonshëm sigurie që do të fillojë prej sot në mbrëmje për shkak të ndeshjes Francë-Belgjikë.

Tridhjetë presidentë dhe kryeministra priten në kryeqytetin belg me rastin e këtij samiti, mes të cilëve Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përveç selisë së NATO-s në veri të Brukselit, forcat e rendit do të sigurojnë gjithashtu Muzetë Mbretërorë të Artit dhe Historisë në Parkun “Cinquantenaire”, në lagjen evropiane të qytetit, ku drejtuesit do të darkojnë.

Perimetër sigurie do të vendoset rreth këtyre zonave dhe disa rrugëve. Qarkullimi do të kufizohet.

“Është një angazhim i jashtëzakonshëm”, theksoi zëdhënësja e policisë së Brukselit.

Policia do të mobilizohet që prej sot në mbrëmje nga gjysmëfinalja e Kupës Botërore të Futbollit mes Francës dhe Belgjikës.



Lajme të ngjashme