• Video galeri

Zelanda e Re blen nga SHBA-ja avionë “Boeing” të patrullimit detar

Zelanda e Re njoftoi sot blerjen me vlerë 1,6 miliardë dollarë të 4 avionëve “Boeing” të patrullimit detar nga qeveria amerikane...

Zelanda e Re blen nga SHBA-ja avionë “Boeing” të patrullimit detar

Zelanda e Re njoftoi sot blerjen me vlerë 1,6 miliardë dollarë të 4 avionëve “Boeing” të patrullimit detar nga qeveria amerikane.

“Boeing P-8A Poseidon”, avionë të patrullimit detar të specializuar në luftën antinëndetëse, antianije dhe të shërbimit sekret elektronik për të zëvendësuar gjashtë “P-3 Orion” të amortizuar, në aktivitet nga vitet 1960.

Ministri Mbrojtjes, Ron Mark, u shpreh se kjo blerje i mundëson Zelandës së Re që të planifikojë projekte në mënyrë të pavarur në situata detare dhe kur të jetë e nevojshme të bashkëpunojë me partnerë të tillë si Australia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Gjysma e këtij buxheti do të shkojë për blerjen e avionëve, pjesa e mbetur do të shërbejë për të financuar infrastrukturën dhe pajisje të tjera në fushën e aeronautikës.



Lajme të ngjashme